Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Aplikim për vizë me qëllim punësimi për punonjësit e kualifikuar me Diplomë të formimit profesional sipas ligjit të ri për punonjësit e kualifikuar
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.
Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.
Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.
Informacion i rëndësishëm: çdo aktivitet si punonjës i kualifikuar kërkon ekzistencën e një kualifikimi të njohur në Gjermani. Në rastin e kualifikimeve profesionale, kjo është një çertifikatë njohje nga një autoritet gjerman. Nëse është evidentuar nga një autoritet gjerman që nuk jeni ende në gjendje të merrni njohje (Vërtetim i autoriteteve përkatëse gjermane, për orët praktike/ teorike që mungojnë, me qëllim që të arrihet njohja e diplomës në Gjermani.) sepse janë ende të nevojshme kriteret për ekuivalentimin, ju lutemi referojuni fletës së informacionit "Masat për njohjen e kualifikimeve të huaja profesionale".
Nëse keni një diplomë universitare, fleta e informacionit "Karta Blu e BE-së dhe Punonjës të kualifikuar" është e rëndësishme për Ju.
Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë: | ||
1. | Formularë aplikimi për vizë | 1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht. |
2. | Tarifa | Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit. |
3. | Fotografi pashaporte | 2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm. |
4. | Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni | Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për kualifikim (shkollë profesionale). Dokumenti origjinal |
5. | Udhëzim sipas §18 kreu 2 pika 4a të Ligjit për të Huajt | udhëzimin mund ta gjeni këtu |
Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal, me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!) | ||
6. | Pashaporta e udhëtimit | Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës. Si rregull pasaporta juaj qëndron gjatë kohës së rregullt të aplikimit 2 deri në 3 javë në sektorin e vizave. Në rast se gjatë kësaj periudhe ju duhet, atëherë lajmëroni në momentin e aplikimit. |
7. | Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë pune e nënshkruar | Origjinal edhe 1 kopje, ditën e aplikimit për vizë kontrata të mos jetë më e vjetër se 6 muaj si dhe të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
|
8. | Dëshmi kualifikimi | P.sh. diploma, dëshmi të njohurive gjuhësore (vecanërisht gjermanisht minimalisht në nivelin A2 ose anglisht nëse puna do të kryet në anglisht) Shënim: diplomat shqiptare duhet të jenë të përkthyra në gjuhën gjermane si dhe të përmbajnë vulën Apostile |
9. | Çertifikatë mbi njohjen e përfundimit të shkollës profesionale në Gjermani (për profesione të rregulluara me ligj) çertifikatë gjermane mbi lejen e ushtrimit të profesionit të caktuar në Gjermani | Informacionet i gjeni këtu: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/fachkraefte.php |
10. | Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm | Kjo dëshmi duhet të paraqitet, vetëm nëse prej kontratës së punës nuk rezulton se është punëdhënësi, ai që e merr përsipër siguracionin shëndetësor. |
11. | Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit | Aplikuesit, duke filluar nga 45 vjeç, duhet të kenë një pagesë mujore prej të paktën 4.152,50 euro bruto ose dëshmi të siguracionit të pensionit. |
Ju lutemi vini re se nuk keni të drejtë ligjore për tu pajisur me vizë pune në Gjermani.
Pavarësisht nga kohëzgjatja e punësimit tuaj në Gjermani, vizat lëshohen për një periudhë 3 mujore dhe maksimalisht 6 mujore. Ju lutemi udhëtoni drejt Gjermanisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kontaktoni autoritetin përgjegjës të migracionit, i cili do t'ju zgjasë lejen e qëndrimit dhe më pas do të jetë kontakti juaj për të gjitha çështjet në lidhje me ligjin e imigracionit.
Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:
Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.