Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Aplikim për vizë me qëllim njohjen e diplomës së lëshuar jashtë Gjermanisë
Informacion i rëndësishëm: çdo aktivitet si punonjës i kualifikuar kërkon ekzistencën e një kualifikimi të njohur në Gjermani. Në rastin e kualifikimeve profesionale, kjo është një certifikatë njohje nga një autoritet gjerman, shiko: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/fachkraefte.php Diplomat universitare duhet të renditen në Anabin dhe të njihen në Gjermani; përndryshe, Ju gjithashtu mund të kryeni njohjen e tyre (https://www.kmk.org/zab/zentralstelle-fuer-auslaendisches-bildungswesen/zeugnisbewertung.html)
Kjo fletë informacioni është e rëndësishme për Ju, nëse:
- Ju keni kryer një formim profesional në vendin Tuaj dhe një institucion gjerman ka evidentuar që Ju nuk jeni në gjëndje të merrni një njohje, sepse janë të nevojshme kriteret për ekuivalentimin (Vërtetim i autoriteteve përkatëse gjermane, për orët praktike/ teorike që mungojnë, me qëllim që të arrihet njohja e diplomës në Gjermani) ose
- Ju keni një diplomë universitare të lëshuar në vendin Tuaj dhe dëshironi të punoni në një profesion të rregulluar me ligj në Gjermani (psh. Mjek, Farmacist, Fizioterapist)
Dokumente shtesë që nuk përmenden këtu mundet edhe të kërkohen nga ambasada në raste të veçanta gjatë momentit dhe proçesit të aplikimit për vizë.
Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë: | ||
1. | Formularë aplikimi për vizë | 1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht. |
2. | Tarifa | Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit. |
3. | fotografi pasaporte | 2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm. |
4. | Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni | Deklaratën e gjeni. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për kualifikim (shkollë profesionale). Dokumenti origjinal |
5. | Udhëzim sipas §18 kreu 2 pika 4a të Ligjit për të Huajt | udhëzimin mund ta gjeni këtu |
Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal, me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!) | ||
6. | Pasaporta e udhëtimit | Me të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës. Fotokopjoni ju lutem fletën e plastifikuar me të dhënat personale. Si rregull pasaporta Juaj qëndron tek ne gjatë periudhës së shqyrtimit të aplikimit e cila zgjat 2 deri në 4 javë. Nëse pasaporta Juaj ju nevojitet, atëhere na e bëni të ditur gjatë momentit të aplikimit |
7. | Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë pune e nënshkruar | për masat e marra për përafrimin e titullit të diplomës si dhe profesioni i planifikuar pas kryerjes së përafrimit. Origjinal edhe 1 kopje, ditën e aplikimit për vizë kontrata të mos jetë më e vjetër se 6 muaj si dhe të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
|
8. | Vërtetim i autoriteteve përkatëse gjermane, për orët praktike/ teorike që mungojnë, me qëllim që të arrihet njohja e diplomës në Gjermani | e autoriteteve përkatëse gjermane ku është evidentuar nevojshmëria orëve praktike e teoritke |
9. | Çertifikatë e njohur gjuhe | Njohuri të gjuhës gjermane të niveli A2 sipas GER. Për personel shëndetësor minimalisht njohuri të nivelit B1 |
10. | Dëshmi kualifikimi | P.sh. diploma, vërtetime Shënim: diplomat shqiptare duhet të jenë të përkthyra në gjuhën gjermane si dhe të përmbajnë vulën Apostile |
11. | Plan i detajuar i kualifikimit si dhe fleten e informacionit shtesë për kriteret e përafrimit të titullit të diplomës | cila tregon se si duhet të kompensohen deficitet (Vërtetim i autoriteteve përkatëse gjermane, për orët praktike/ teorike që mungojnë, me qëllim që të arrihet njohja e diplomës në Gjermani.) duke përmendur fillimin dhe mbarimin e kualifikimitsi dhe fletën shtesë të informacionit të plotësuar nga punëdhënësi |
12. | Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm | Kjo dëshmi duhet të paraqitet, vetëm nëse prej kontratës së punës nuk rezulton se është punëdhënësi, ai që e merr përsipër siguracionin shëndetësor. |
13. | Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit | Aplikuesit, duke filluar nga 45 vjeç, duhet të kenë një pagesë mujore prej të paktën 4.152,50 euro bruto ose dëshmi të siguracionit të pensionit. |
Ambasada duhet të përfshijë autoritetin përgjegjes gjerman në proçedurën e vendimmarrjes së aplikimit. Proçedura zgjat zakonisht 2-4 javë, dhe ende më shumë për personat që kanë patur qëndrime të mëparshme relevante në Gjermani. Ne kërkojmë mirëkuptimin Tuaj që kërkesat në lidhje me pyetjet e statusit të aplikimit nuk mund të marrin përgjigje brënda 4 javëve të para pas dorëzimit të aplikimit.
Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:
Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.