Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Lejet e drejtimit të automjetit dhe transporti
Scheinwerfer eines grünen Autos, © colourbox
Njohja reciproke e lejeve të drejtimit në Gjermani dhe Shqipëri
Më shumë informacion mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mund të gjeni këtu
Informacione mbi lejen e drejtimit të automjetit
Më poshtë gjeni dy fletë informacioni mbi lejen e drejtimit të automjetit (patentës), në anglisht.
Fact sheet for holders of foreign driving licences from states outside the European Union
Fact sheet for holders of foreign driving licences from EU and EEA states
Vendosja e zonave ambientaliste në qytetet e mëdhaja gjermane
Duke filluar nga data 01.01.2008 në 20 qytete gjermane do të ndërtohen brenda dy viteve të ardhshme zona ambientaliste. Në këto zona lejohet të udhëtojnë vetëm automjete të cilat do të jenë pajisur me pullën e emetimit të gazrave sipas standarteve ambientaliste (e kuqe, e verdhë ose jeshile). Pa këtë pullë rrezikohet vënja e gjobës!
Tre qytetet e para, të cilat e kanë vendosur këtë rregullore që prej datës 01.01.2008 janë Berlin, Hannover dhe Köln. Duke u nisur nga 01.03.2008 edhe në Mannheim dhe Stuttgart janë krijuar zona ambjentaliste. Qytete të tjera do të ndjekin këtë shëmbull përgjatë vitit 2008.
Në lidhje më këtë duhen patur parasysh pikat e mëposhtëme:
- Pulla e marrë për herë të parë vlen për të gjitha qytetet gjermane me zonë ambientaliste. Pullat jeshile janë të pakufizuara në kohë.
- Pullat e kuqe dhe ato të verdha kanë vlefshmëri deri në vitin 2010.
- Për automjetet e huaja nevojitet gjithashtu pajisja me pullën e emetimit të gazrave sipast atandarteve ambientaliste.
- Ky rregull vleni gjithashtu për autobuzat dhe kamionët.
Ne Gjermani pullat mund të tërhien në pikat e mëposhtëme:
- Në ofiçina të autorizuara
- Në stacionet TÜF dhe DEKRA
- Në degë ku lëshohet patenta
- Me internet (mundësi akoma jo e disponueshme për automjete të huaja)
Për drejtuesit e automjeteve të huaja ekziston mundësia që pullat të porositen nga hoteli ku do të qëndrojnë në rast se paraqisin një dokument me datën e daljes për herë të parë në qarkullim të automjetit dhe tipin e tij (dizel/benzin, makinë/kamion).
Secili prej qyteteve do të lejojë përjashtime të cilat mund ti gjeni në faqet e tyre të internetit.
Në këto faqe interneti do të gjeni gjithashtu informacion se si mund të merrni pullën për automjetet e huaja.
www.deutschland-tourismus.de
www.berlin.de
www.hannover.de
www.stadt-koeln.de
www.mannheim.de
www.stuttgart.de
Aplikimi i taksës së kamionëve për rrugët federale me disa korsi në Gjermani, duke nisur nga data 1 gusht 2012
Taksa e kamionëve për autostrada, e vlefshme deri më tani për autostradat gjermane, nis të aplikohet prej datës 1 gusht 2012 edhe për rrugët federale me minimalisht katër korsi, të cilat kanë lidhje direkte me një autostradë federale. Tarifa e vendosur për rrugët federale do të ketë ntë njëjtën vlerë me atë të autostradave.