Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Procedura e ankimimit

Paragraph-Symbol an dem von zwei Seiten mit Seilen gezerrt wird.

Rechtsstreit, © colourbox.de

14.11.2022 - Artikel

Rregulla mbi ankimimin

Ju mund të ankoheni për vendimin e ambasadës (të kundërshtoni refuzimin e vizës).

Ankimimi duhet të jetë një dokument me shkrim, në gjermanisht ose anglisht, të përmbajë datën kur ju e keni shkruar dhe i firmosur nga ju personalisht.

Vetëm aplikuesi personalisht, ose një person i autorizuar ligjërisht prej tij, mund të bëj një ankimim. Në rastin e një personi të autorizuar, dokumenti i autorizimit duhet t‘i bashkangjitet ankimimit.

Ankimimi duhet të dorëzohet në ambasadë brenda një muaj, që nga data e vendimit të refuzimit.

Udhëzime të rëndësishme

Ankimimi ka kuptim vetëm nëse mund të deklaroni fakte ose të paraqisni dokumente që hedhin poshtë arsyet e refuzimit ose nëse faktet kanë ndryshuar në favorin tuaj.

Për këtë arsye, është e domosdoshme që së bashku me letrën e refuzimit të dërgoni dokumenta shtesë që janë në favor të çështjes suaj.

Procedura

Pas marrjes së ankimimit tuaj, dosja juaj do të rishqyrtohet. Dokumentat e reja do të kontrollohen dhe vërtetohen. Ju lutemi, kuptojeni që ankimimi juaj do të përpunohet, vetëm nëse i plotëson kërkesat zyrtare të përmendura më sipër.

Ankimimet do të përpunohen në radhë kronologjike sipas datës së mbërritjes në ambasadë dhe vendimi merret brenda 5 muajve. Ju lutemi, kurseni pyetjet për gjëndjen e dosjes tuaj dhe prisni vendimin e ambasadës.

Pas rishqyrtimit, në rastin më të mirë miratohet viza, në rastin tjetër ju merrni një njoftim lidhur me ankimimin, ku shpjegohen me detaje arsyet përse viza juaj është refuzuar. Kundër kësaj, ju mund të drejtoni kërkesë-padi në gjykatën administrative.

nach oben