Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Heqja e procedurës së ankimimit duke nisur nga dt. 01 korrik 2025
Shënim i rëndësishëm
Ministria e Jashtme Federale ka vendosur që duke nisur nga dt. 01 korrik 2025 të heqë procedurën e ankimimit kundër vendimeve për refuzim vize në mbarë botën.

Kësisoj do të bjerë poshtë një procedurë e paparashikuar në ligj, por e ofruar me vullnet të lirë.
Ky vendim mbështetet në një proces pilot të zhvilluar në një numër të madh zyrash vizash gjermane, gjatë të cilit duke nisur prej 1 qershorit 2023 u testua shfuqizimi i procedurës së ankimimit si për vizat Schengen ashtu edhe për ato kombëtare.
Analiza e procesit pilot tregoi, që heqja e procedurës së ankimimit krijoi në një pjesë të zyrave të vizave një masë të konsiderueshme kapacitetesh të lira pune, të cilat mund të shfrytëzoheshin për shqyrtimin e më shumë aplikimeve për vizë. Kështu krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës u bë e mundur që të shqyrtoheshin më shumë viza Schengen dhe kombëtare si dhe të reduktoheshin kohët e pritjes.
Nga rritja e numrit te aplikimeve dhe reduktimi i kohës së pritjes përftojnë të gjithë aplikantët. Edhe në të ardhmen do të jetë e garantuar një mbrojtje ligjore e përshtatshme, pasi heqja e procedurës së ankimimit nuk çon në shkurtimin e rrugës ligjore të parashikuar me ligj. Krahas kësaj sigurisht që të gjithë aplikantët do të kenë mundësinë, që në rast refuzimi të dorëzojnë në cilindo moment një aplikim të ri për vizë.
Duke qenë se që prej datës 1 janar 2025 është krijuar – parimisht në të gjithë botën – mundësia për të aplikuar për vizë për fuqi punëtore të kualifikuar, për studime dhe bashkim familjar në mënyrë digjitale tek Auslandsportal , aplikantët orientohen gjatë këtij procesi me hapa të qartë dhe intuitive në dorëzimin e aplikimeve të plota (digjitale). Përvoja e pilotimit të aplikimeve online ka treguar, që kjo do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e procesit dhe do të shmangë vonesat për shkak të aplikimeve të paplota.