Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

11.10.: DIHA-Oktoberfest

Oktoberfest

Oktoberfest, © DIHA

Artikel

DIHA-Oktoberfest

11.10.2024, ora 19:00
Te Stela Resort, Autostrada Tiranë - Durrës, km 7, Tirana

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) organizon edhe këtë vit Oktoberfestin e saj tradicional, e cila sjell në Tiranë atmosferën autentike të „Wiesn“.

Në Oktoberfestin e DIHA-s ju ftojnë jo vetëm birra gjermane, ushqimi i bollshëm e me shije dhe sharmi bavarez, por do të luajë edhe grupi muzikor origjinal i Oktoberfestit në Mynih „Gaudi Blos`n“, i cili do kujdeset për një atmosferë autentike dhe të gëzuar. Në sallën e dekoruar bardhë e blu, ju presin rreth 800 vende si edhe një pistë e madhe kërcimi!

Biletat mund të sigurohen përmes DIHA-s. Anëtarët e DIHA-s kanë prioritet në marrjen e biletave. Pjesa tjetër e biletave do të nxirret ne shitje.

Informacione të mëtejshme mund të gjeni në faqen www.diha.al (E-Mail: info@diha.al).

nach oben