Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

18. & 19.10.: Seria e koncerteve “Mendelssohn & Friends – Një Mesazh Paqeje” në Ballkanin Perëndimor

Western Balkans Youth Orchestra

Western Balkans Youth Orchestra, © WBYO

Artikel

Seria e koncerteve “Mendelssohn & Friends – Një Mesazh Paqeje” në Ballkanin Perëndimor

18.10.2024, ora 19:00, Salla e Koncerteve, Universiteti i Arteve në Tiranë
19.10.2024, ora 19:00, Teatri Migjeni, Shkoder

Ju ftojmë përzemërsisht në një projekt të jashtëzakonshme muzikore që ndërthur bukurinë e muzikës klasike me një mesazh të fuqishëm paqeje. Në kuadër të vitit muzikor 2024, i cili feston përvjetorë të rëndësishëm të kompozitorëve si Felix Mendelssohn Bartholdy (215 vjetori), Anton Bruckner (200 vjetori) dhe Arnold Schönberg (150 vjetori), ju prezantojmë serinë e koncerteve “Mendelssohn & Friends – Një Mesazh Paqeje”.

Kjo seri e veçantë koncertesh është rezultat i një bashkëpunimi midis anëtarëve të Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor dhe orkestrës së dhomës Essen "Les essences". Së bashku, këta muzikantë të talentuar nga dhjetë vende evropiane kanë zhvilluar një program që fokusohet në veprat e Mendelssohn, Bruckner dhe Schönberg.

Si pjesë e turneut të tyre nëpër Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Qendrore, ansamblet jo vetëm që do të performojnë në nivelin më të lartë artistik, por do të veprojnë edhe si ambasadorë të paqes dhe dialogut evropian.

Përveç shfaqjeve muzikore, ansambli i përbashkët i harqeve, i përbërë nga rreth 25 muzikantë dhe dy solistë, do të ketë edhe takime dhe biseda me të rinjtë në vend për të diskutuar mbi vlerat evropiane dhe për të promovuar shkëmbimin ndërkulturor.

Përjetoni me ne këtë kombinim unik të muzikës, humanizmit dhe paqes - një projekt që do të pasurojë skenën kulturore të Ballkanit Perëndimor dhe do të krijojë momente të paharrueshme.

Pjesëmarrja juaj na gëzon!

nach oben