Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
08.10.: Ekspozitë “Tipping Point”
Tipping Point, © Galley70
Ekspozitë “Tipping Point”
Vernissage: 08.10.2024, ora 18:00 - Gallery70, Qendra Toptani, Rr. Abdi Toptani, Tiranë
Vernissage: 08.10.2024, ora 19:30 - GaleriaKalo, Rr. Ibrahim Rugova 1, Tiranë
Me artistët: Vládmir Combre de Sena, Ilse Dreher, Harald Etzemüller, Paul Hirsch, Kerstin Lichblau, Matthias Rudolph
Pozicionet artistike të ekspozitës “TIPPING POINT” në Tiranë reflektojnë në momentin vendimtar të një pike kthese – një moment kur opinionet e kundërta, rrethanat kontradiktore dhe sfiduese dhe këndvështrimet konkurruese konvergojnë në situata në dukje të pazgjidhshme. Angazhimi artistik me një moment të tillë tërheq vëmendjen ndaj kushteve të qenësishme në kulmin e dukshëm të kësaj gjendje, ku gjërat mund të zhvendosen në një drejtim tjetër: Gjithçka është e ndërlidhur, e ndërthurur ngushtë dhe çdo pikë kthese shënon një luhatje të tensionuar midis dy ekstremeve. Ndërhyrjet kreative dhe të orientuara nga procesi në hapësirat publike urbane ose brenda galerisë – ekspozita hap një dialog ndërkulturor dhe artistik rreth këtyre dinamikave të kundërta por konvergjente brenda çështjeve socio-politike dhe temave personale, duke reflektuar mbi bashkëjetesën tonë si qenie njerëzore…fragment nga teksti kuratorial i Dalwin Kryeziut.
Ky event është pjesë e programit të shkëmbimit të artistëve që filloi me Frankfurt Art Experience në shtator 2024. Gjatë javës 8-15 tetor, artistët do të jenë pjesë e njëserie aktivitetesh përfshirë biseda artistësh, diskutime në tryezë të rrumbullakët mbi mekanizmat për financimin e artit hapësira, udhëtim në terren.
E organizuar nga EULENGASSE, Frankfurt, Gallery70, Satellite Zone, Tirana
Bashkëorganizuar në Gallery70 dhe GaleriaKalo
Kontakt: info@gallery70.art