Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

08.10.: Koncert: Beethoven dhe Schubert në Dialog

Erik Schumann / Emily Körner / Raphael Sachs / Edison Pashko / Vlorent Xhafaj

Erik Schumann / Emily Körner / Raphael Sachs / Edison Pashko / Vlorent Xhafaj, © Botschaft

Artikel

Koncert: Beethoven dhe Schubert në Dialog

08.10.2024, ora 20:00
Salla e Koncerteve, Universiteti i Arteve, Tiranë

Hyrja e lire!

Përjetoni kryeveprat e muzikës në formacionin më orkestral të muzikës së dhomës: Trioja për harqe op. 9 Nr. 3 në do minor nga Ludwig van Beethoven shënon një moment të rëndësishëm në periudhën e hershme të krijimtarisë së tij. Kjo vepër shquhet për intensitetin e saj dramatik dhe bukurinë lirike, duke reflektuar hapin e guximshëm të Beethovenit për t'u shkëputur nga modeli klasik dhe për të ndjekur rrugë të reja muzikore.

Pas kësaj vjen Kuinteti për harqe në Do Maxhor nga Franz Schubert, një vepër e thellë dhe prekëse e vonshme, të cilën e përfundoi vetëm dy muaj para vdekjes së tij. Ky kuintet konsiderohet si një nga kryeveprat më të mëdha të muzikës së dhomës dhe simbolizon kalimin nga Klasicizmi në Romantizëm, si dhe kapitullin e fundit të karrierës së jashtëzakonshme të Schubertit.

Përjetoni një mbrëmje në Tiranë me një grup të jashtëzakonshëm instrumentistësh.

Me artistët:
Erik Schumann – Violinë
Emily Körner – Violinë
Raphael Sachs – Violë
Edison Pashko – Violonçel
Vlorent Xhafaj – Violonçel

Aktiviteti është pjesë e Festivalit Different Trains dhe mbështetet nga Ambasada Gjermane në Tiranë

nach oben