Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

07.10.: Filmi "Elaha" (2023)

Film Elaha

Film Elaha, © GI

Artikel

Filmi: „Elaha“ (2023)

07.10.2024, ora 18:00
Qendra e Artit “Agimi” (ish-Kinema Agimi), BLV “Bajram Curri”, Tiranë

Filmi debutues i Milena Aboyan rreth 22-vjeçares gjermano-kurde Elaha shtjellon marrëdhënien komplekse ndërmjet dashurisë pa kushte për familjen dhe dëshirës për një jetë të lirë e të pavarur. Pak para dasmës me Nasimin Elaha përballet me pritshmëritë e mjedisit familjar në lidhje me virgjërinë e saj. E dëshpëruar kërkon me çdo mjet alternativa për të shtirur virgjërinë dhe për të ruajtur nderin e familjes. Elaha është një histori e rrëfyer me intensitet, ku lufta për të drejtën mbi trupin e një gruaje ka në sfond traditën e kulturën. “E dua familjen dhe kulturën time – thjesht ndonjëherë nuk jam dakord me rregullat e saj!” – i thotë Elaha këshillueses së saj. Kjo fjali përmbledh dhe atmosferën e kësaj drame, pasi Aboyan arrin të na marrë me vete në një botë të kapur fort pas traditës, por pa e gjykuar atë.

Ky aktivitet organizohet nga Goethe-Zentrum Tirana në bashkëpunim me Ambasaden Gjermane.

(gjermanisht me titra anglisht)

nach oben