Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

02.10.: Filmi "Jonja" (2023)

Film Jonja

Film Jonja, © GI

Artikel

Filmi: “Jonja” (2023)

02.10.2024, ora 15:00
Qendra e Artit “Agimi” (ish-Kinema Agimi), BLV “Bajram Curri”, Tiranë

Dy 13-vjeçarët Jonja dhe Paul janë miq dhe kalojnë ditët e verës në xhiro me biçikletë dhe duke luajtur „Po sikur?“. Ama kur pyetet për familjen Jonja gjithnjë shmanget. Javët kalojnë dhe Paul e fton të shkojë me pushime me familjen e tij. Pas një zënke në shtëpi Jonja ikën fshehurazi, pasi momenti i duhur për t’i marrë leje së ëmës nuk gjendet kurrë. As me Paul nuk tregohet e sinqertë dhe i lë të kuptojë që e ëma e ka lejuar. Në pushime Jonja njeh lirinë e madhe: not, diell, kasollja “Krabbenburg“ si vend për t’u fshehur si dhe ndjenjat për Melaninë, me të cilën shoqërohet vëllai i Paul. Pyetjeve për të ëmën u bën bisht me shkathtësi. Por kur kjo e fundit papritur vjen bashkë me policinë idili i bukur veror shkatërrohet përfundimisht. Paul ndjehet i tradhtuar nga Jonja dhe vë në diskutim miqësinë e tyre.

Filmi na merr me vete në një moshë emocionuese: kalimi nga fëmijëria në adoleshencë. Në këtë sfond regjisorja Anika Mätzke rrëfen historinë e saj për miqësinë dhe besimin, modele të ndryshme familjare dhe dashuritë e para.

Ky aktivitet organizohet nga Goethe-Zentrum Tirana në bashkëpunim me Ambasaden Gjermane.

(gjermanisht me titra anglisht)

nach oben