Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
07.10.: Koncert “mothers. lovers. revolutionists.”
Sina Kloke und Marta Wryk, © Sina Kloke
Koncert “mothers. lovers. revolutionists.”
Një portret i kompozitoreve femra
07.10.2024, ora 19:30
Salla e Koncerteve, Universiteti i Arteve në Tiranë
Hyrja e lirë!
Pianistja Sina Kloke dhe mezzosopranistja Marta Wryk ju ftojnë në një mbrëmje të veçantë, që vë në qendër krijimtarinë e grave në historinë e muzikës: mothers. lovers. revolutionists. është një homazh për kompozitoret që, pavarësisht shumë pengesave, realizuan artin e tyre.
Në qendër të kësaj mbrëmjeje koncertale me piano dhe këndim qëndrojnë veprat e kompozitoreve të rëndësishme si Clara Schumann, Ethel Smyth, Fanny Hensel, Germaine Tailleferre, Dora Pejačević, Stefania Turkewich dhe Florence Price. Ky event ofron jo vetëm një udhëtim muzikor përmes kompozimeve të tyre të mrekullueshme, por gjithashtu ndriçon edhe biografitë e këtyre artisteve të shquara, të cilat shpesh kanë qëndruar në hijen e kolegëve të tyre burra. Një koncert i moderuar i sjell publikut historitë e jetës dhe sfidat e kompozitoreve, veprat e të cilave deri më sot kanë luftuar me stereotipet gjinore.
Projekti "mothers. lovers. revolutionists." na bën të vetëdijshëm për rëndësinë e kontributit të grave në historinë e kulturës dhe ofron një deklaratë të fuqishme artistike për barazinë gjinore.
Në kuadër të këtij projekti, muzikantet ofrojnë gjithashtu një masterklas për këngëtarë/e dhe pianist/e në Universitetin e Arteve.
Bashkohuni me ne dhe frymëzohuni nga një mbrëmje që rishkruan jo vetëm kufijtë muzikorë, por edhe ato shoqërorë.