Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
02. - 06.10.: Ditët e Teknikave të Hershme të Fotografimit
Photo Camera, © COLOURBOX
Ditët e Teknikave të Hershme të Fotografimit
2 deri 6 tetor 2024, ora 10:00 dhe 19:00
Qendra Rinore ARKA, Shkodër
Përjetoni botën mahnitëse të fotografisë së hershme. Në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë MARUBI dhe Qendrën Rinore ARKA në Shkodër, ne ju paraqesim një program unik që shkon nga fotografia me letër pozitive direkte dhe Cyanotypies deri tek Kollodium i lagur.
Projekti përfshin punëtori për të gjitha grupmoshat, ligjërata interesante mbi historinë e fotografisë dhe një ekspozitë të jashtëzakonshme të veprave të krijuara. Pjesë e workshop-eve janë gjithashtu Jonas Ruhs dhe Maximilian Zeitler, të dy ekspertë të fotografisë analoge nga Berlini. Ata do të sjellin ekspertizën e tyre të gjerë në fotografinë me film dhe teknikat historike të fotografisë.
Ideale për fëmijë, të rinj dhe adhurues të fotografisë që dëshirojnë të thellohen në traditat e fotografisë. Mos e humbisni mundësinë për të hyrë në “Shtëpinë e Fotografisë” dhe për të zbuluar historinë e saj.
Programi:
Dita 1: (2 Tetor 2024)
10:00: Workshop “Fotografia me Letër Pozitive Direkte” me Jonas Ruhs
18:00: Ligjëratë “Fotografia me Letër Pozitive Direkte dhe Cyanotypies” me Jonas Ruhs
Dita 2: (3 Tetor 2024)
10:00: Workshop “Cyanotypies” me Jonas Ruhs
18:00: Ligjëratë “Historia e Fotografisë Shqiptare” me Lucjan Bedeni dhe Zef Paci
Dita 3: (4 Tetor 2024)
10:00: Workshop “Kollodium i Lagur: Portrete” me Maximilian Zeitler
18:00: Ligjëratë “Kollodium i Lagur” me Maximilian Zeitler
Dita 4: (5 Tetor 2024)
10:00: Workshop “Kollodium i Lagur: Peisazhe” me Maximilian Zeitler
Dita 5: (6 Tetor 2024)
18:00: Prezentimi i veprave dhe ekspozita me catering dhe DJ
Për më shumë informacion dhe regjistrim kontaktoni: info@marubi.gov.al