Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Çdëmtimi i viktimave të përndjekjes së Nacionalsocializmit

Për çdëmtimin e viktimave të përndjekjes së Nacionalsocializmit me origjinë jo-hebreje në Evropën Lindore

„Për çdëmtimin e viktimave të përndjekjes së Nacionalsocializmit me origjinë jo-hebreje në Evropën Lindore, vlen sa më poshtë:

Të përndjekurit që nuk kanë shtetësi gjermane mund të marrin një asistencë  të papërsëritshme në vlerën e 2.556 eurove, nëse deri më tani nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim prej burimesh gjermane ( p.sh. marrëveshje ndërkombëtare, fondacione, Iniciativa Hirsch).

Aplikuesi duhet të përmbushë kushtet ligjore për të përndjekurit me origjinë jo-hebreje  në përputhje me §4 të Udhëzimeve të Qeverisë Federale mbi akordimin e fondeve të përndjekurve me origjinë jo-hebreje si dëmshpërblim vështirësie në raste të veçanta brenda kuadrit të Marrëveshjes së Dëmshpërblimeve të datës 26 gusht 1981, varianti i datës 7 mars 1988 (WDF).

Aplikuesi duhet të jetë personalisht i përndjekur i nacionalsocializmit në kuptimin e §1 të Ligjit Federal për Dëmshpërblimin (BEG). Kjo do të thotë, që ai duhet të ketë qenë  objekt i përndjekjes përmes masash të dhunshme të nacionalsocializmit për shkak të oponimit politik, racës, besimit fetar apo botëkuptimit dhe të ketë pësuar kësisoj në vetë të parë një dëmtim të konsiderueshëm të shëndetit të tij.

Kërkesat për dëmshpërblim bëhen pranë Ministrisë Federale të Financave:

Bundesministerium der Finanzen
Referat V B 3
Außergesetzliche Entschädigungsregelungen für NS-Verfolgte
Am Propsthof 78a
53121 Bonn

www.bundesfinanzministerium.de