Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Deklaratë për sigurinë dhe përdorimin e të dhënave personale

25.05.2018 -

Informacionet e mëposhtme shërbejnë që t’ju informojnë,  se kur dhe cilat të dhëna mund të mbledhim në këtë faqe interneti dhe si duhet t’i përdorim ato.

1. Informacion për mbledhjen e të dhënave personale

a. Në vijim ju informojnë mbi mbledhjen e të dhënave personale gjatë shfrytëzimit të faqes sonë të internetit, se kur dhe cilat të dhëna mund të mbledhim në këtë faqe interneti dhe si duhet t’i përdorim ato.

b. Kur merrni kontakt me ne, të dhënat e regjistruara prej jush ( emri, eventualisht adresa email, numri i telefonit) si dhe informacionet e përcjella (eventualisht të dhëna rreth personit) me qëllimin e marrjes së kontaktit dhe përpunimit të çështjes suaj memorizohen. Ky proces orientohet sipas afateve të vlefshme për ruajtjen e dokumentave në përputhje me rregulloren për sistemin e regjistrimit, e cila plotëson Rregulloren e Përbashkët të Ministrive Federale. Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është neni 6 kreu 1 gërma e) e DS-GVO e lidhur kjo me §3 të Ligjit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave (BDSG. Përpunimi i të dhënave personale të përcjella prej jush është i domosdoshëm për vendosjen e kontaktit dhe trajtimin e çështjes suaj.


2. Analizat e përdorimit

a. Për çdo herë që një përdorues/e përdor këtë faqe interneti dhe thërret një dosje të caktuar, të dhënat rreth këtij procesi memorizohen përkohësisht në një dosje protokollare dhe përpunohen.
Instrumenti „Tracking“ që përdoret në funksion të analizave të përdorimit të të dhënave është i konfiguruar në mënyrë të tillë, që të mos mblidhen informacione personale të përdoruesit/es në fjalë.
Më tej adresa juaj IP anonimizohet ; kësisoj përdoruesi/ja nuk mund të gjurmohet. Okteti i fundit i Adresës së IP-së suaj shndërrohet në zero.
Instrumenti Tracking përdoret në serverat personalë në një zonë të rrjetit në Gjermani, që është e çertifikuar nga BSI (Zyra Federla epër Sigurinë e Teknikës së Informacionit), kështu që informacionet e Tracking nuk dalin jashtë.
Krahas kësaj ju mund të përshtasni parametrat e browser-it tuaj në mënyrë të tillë që, vizita Juaj në faqen e internetit të mos regjistrohet dhe analizohet fare (parametri: do-not-track). Përmes përcjelljes së një variabli të browser-it faqja e internetit sinjalizohet, nëse vizitori/ja dëshiron apo jo të gjurmohet përmes tracking. Për të mësuar se si duhet të veproni për këtë qëllim me browser-in tuaj, jepni në një nga faqet e kërkimit “aktivizo do not track (emri i browser-it tuaj)“.

b. Nga JavaScript-Tracking mblidhen këto informacione:

• Request (emri i dokumentit të kërkuar), data dhe koha e kërkesës
• Tipi/version i browser-it (p.sh. Internet Explorer 11)
• Gjuha e browser-it (p.sh. gjermanisht)
• Sistemi operativ i përdorur (p.sh. windows 10)
• Tipi, modeli, marka e pajisjes
• Rezolucioni i ekranit
• Plugins-et e përdorura (p.sh. Flash, Java)
• Referues URL (faqja e vizituar më parë)
• Adresë IP e anonimizuar
• Vendi, rajoni, qyteti prej nga bëhet ‚request‘
• Shkarkimet
• Klikimet
• Numri i formularëve të dërguar (varur nga përkufizimet e destinacioneve)


3. Përdorimi i Cookies

Kur thërrasim faqe të veçanta për të lehtësuar lundrimin përdoren të ashtuquajturat cookies (ndryshe edhe session cookies). Session cookies nuk përdorin të dhëna të personalizuara dhe skadojnë me përfundimin e sekuencës. Edhe në rastin e përdorimit të Shportës së Artikujve përdoren Cookies. Edhe këto skadojnë m epërfundimin e sekuencës.
Teknika të tilla, sikurse janë ato të Applets apo Active※Controls, që lejojnë gjurmimin e veprimtarisë së përdoruesit/es, nuk përdoren. Adresat postare apo elektronike, që ju vini në dispozicion në kontekstin e kërkesave apo porosive të materialeve informative, përdoren prej nesh vetëm për korespondencën me ju përkatësisht për dërgimin e porosisë në fjalë.


4. Dërgimi i buletinit informativ

a. Ju mund të abonoheni në buletinin tonë, përmes të të cilit ne ju informojmë rreth të rejave dhe përfaqësimit në shtyp të Ministrsë së Jashtme Federale apo udhëzimeve të ndryshme lidhur me udhëtimin apo sigurinë.

b. Për regjistrimin në rubrikën e buletinit informativ ne përdorim procedurën e ashtuquajtur Double-opt-in. Kjo do të thotë, që pas regjistrimit tuaj ne do t’ju nisim një email në adresën e emailit përcjellë prej jush, në të cilin do t’ju lutemi të konfirmoni që ju dëshironi dërgimin e buletinit informativ. Vetëm pas konfirmimit të linkut në email, adresa juaj elektronike do të memorizohet për dërgimin e buletinit për të gjithë kohëzgjatjen e shfrytëzimit të ofertës përkatëse. Përpunimi bëhet me miratimin tuaj sipas nenit 6 kreu 1 gërma a) e DS-GVO. Nëse regjistrimi nuk konfirmohet nga ju brenda 24 orësh, atëherë informacionet tuaja fshihen automatikisht.

c. Ju mund të tërhiqni në çdo kohë miratimin e dhënë për dërgimin e buletinit informative dhe të çregjistroni abonimin e tij. Këtë hap mund ta ndërmerrni duke klikuar në linkun e vendosur në çdo email të dërgimit të buletinit.


5.  Përdorimi i Social-Media-Plug-ins

a.  Aktualisht ne shfrytëzojmë këto Social-Media-Plug-ins: facebook, Twiter, Instagram dhe YouTube (Google) dhe përdorim zgidhjen e ashtuquajtur dopio-klik. Kjo do të thotë, që nëse ju vizitoni faqen tonë informacionet personale fillimisht dhe në parim nuk u përcillen ofruesve të Plug-ins. Vetëm nëse ju aktivizoni butonin e rrjeteve sociale atëherë të dhënat mbi personin i përcillen ofruesit të plug-ins të zgjedhur nga ju dhe memorizohen atje (pranë ofruesve amerikanë në SHBA). Ne shfrytëzojmë Social-Media-Plug-ins për të formësuar në mënyrë më interesante ofertën tonë informative përmes ndërveprimit me ju dhe përdoruesve të tjerë. Si bazë ligjore për përdorimin e Plug-ins shërben neni 6 kreu 1 gërma e) e DS-GVO lidhur kjo me §3 të BDSG.

b. Ne dëshirojmë t’ju sjellim shprehimisht në vëmendje se rrjetet sociale i memorizojnë të dhënat e përdoruesve/eve të tyre (si p.sh. informacionet personale, adresat IP etj) në përputhje me rregullat e tyre të shfrytëzimit të informacionit dhe se i përdorin ato për qëllime biznesi. Lidhur me përpunimin e të dhënave nga rrjetet sociale mund të informoheni në linket e mëposhtme:

Facebook, Twitter, Instagram, YouTube (Google).

c. Ne nuk kemi ndikim në mbledhjen e të dhënave dhe përdorimin e tyre të mëtejshëm nga rrjetet sociale dhe as mund të dallojmë se në ç’masë, ku dhe për sa kohë memorizohen këto informacione, apo deri në ç’masë rrjetet përkatëse respektojnë detyrimet e fshirjes së tyre, si analizohen më tej këto të dhëna, si ndërlidhen ato dhe kujt mund t’i përcillen.

d. Ndaj lutemi të verifikoni me saktësi se cilat informacione personale vendosni në dispozicion të rrjeteve sociale përmes shfrytëzimit të faqes sonë. Nëse nuk dëshironi që rrjetet sociale të marrin informacionet tuaja personale përmes komunikimit me faqen tonë, do të duhet të kontaktoni me ne në rrugë tjetër, për shembull përmes formularit të kontaktit në këtë faqe.


6. Të drejtat tuaja

a. Ju keni përkundrejt nesh këto të drejta lidhur me informacionet tuaja personale:

• Të drejtën për tu informuar, Neni 15 DS-GVO
• Të drejtën për të raportuar, Neni 16 DS-GVO
• Të drejtën për fshirjen e informacionit („E drejta për tu harruar“), Neni 17 DS-GVO
• Të drejtën për të kufizuar përpunimin e të dhënave, Neni 18 DS-GVO
• Të drejtën për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave , Neni 21 DS-GVO
• Të drejtën për transmetimin e të dhënave , Neni 20 DS-GVO

b. Për sa kohë që përpunimi i të dhënave tuaja personale bëhet mbi bazën e miratimit tuaj, ju keni të drejtën e tërheqjes së dakordësisë suaj. Përmes tërheqjes së dakordësisë ligjshmëria e përpunimit të realizuar tanimë e të dhënave tuaja mbi bazën e miratimit tuaj mbetet e paprekur (nëni 7 kreu 3 i DS-GVO)

c. Krahas kësaj ju keni të drejtë të ankoheni pranë Autoritetit për Kontrollin e Sigurisë së Informacionit për përpunimin nga ana jonë të të dhënave tuaja personale (neni 77 DS-GVO)