Marrëdhëniet gjermano-shqiptare janë të ngushta dhe të larmishme. Pres me padurim të njoh njerëz nga fusha të shumta të jetës dhe së bashku të gjejmë mënyra për të thelluar shkëmbimin tonë si dhe mbështetur kursin e reformave në Shqipëri.
Ambasadori Peter Zingraf
Adresa dhe oraret e punës
Emërtimi:
Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë
Udhëheqja:
Peter Zingraf, Ambasador i Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë
Vendi:
Tiranë
Shteti:
Shqipëri
Adresa:
Rruga Skënderbej, Nr. 8, Tiranë Zyra e Vizave 2: Rruga Otto von Habsburg, Tirana
Me Ambasadën Gjermane në Tiranë mund të lidheni jashtë orarit zyrtar në rast urgjencash (psh. për humbjen e një pasaporte ose rastin e një aksidenti) me numrin 00 355 68 202 3968 (në shqip). Pyetje që nuk janë urgjente, të tilla si aplikimet për vizë, nuk mund të përgjigjen nga shërbimi i dëzhurnit.
Shënim për aksesin pa pengesa
Ambasada mbështet qytetarët me aftësi të kufizuara dhe përpiqet t'u mundësojë atyre akses tek punonjësit brenda kushteve strukturore të godinës. Përballë ambienteve të ambasadës gjenden hapësira parkimi. Në raste të veçanta, për vizitorët me aftësi të kufizuara u mundesohet parkimi. Për këtë kërkohet një regjistrim paraprak.
Aksesi në hapsirën e ambasadës është pa pengesa. Hyrja paksa e ngritur e ambasadës është e aksesueshme për karriget me rrota nëpërmjet një rampe metalike. Për shkak të mungesës së ashensorit, brenda godinës mund të aksesohet vetëm kati përdhe me hollin, zona e aktiviteteve dhe tualetet. Nuk ka mbështetje strukturore ose teknike për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar.