Numri i gjetur i rezultateve të kërkuaraNuk janë gjetur rezultatet e kërkuara
Navigacioni
Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Ambasada
Ambasadori Peter Zingraf
Marrëdhëniet gjermano-shqiptare janë të ngushta dhe të larmishme. Pres me padurim të njoh njerëz nga fusha të shumta të jetës dhe së bashku të gjejmë mënyra për të thelluar shkëmbimin tonë si dhe mbështetur kursin e reformave në Shqipëri.
Ambasadori Peter Zingraf
Zyrat dhe Rezidenca
Ambasada Gjermane në Tiranë gjendet në adresën Rruga Skënderbej 8. Kjo rrugë e bllokuar për qarkullimin publik, në të cilën ka përfaqësi të shumta të huaja, mban emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit të madh kombëtar të Shqipërisë, ndërsa në gjuhën e përditshme njihet nga të tërë si Rruga e Ambasadave. Marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe përfaqësia përkatëse e Republikës Federale në Tiranë ekzistojnë që prej vitit 1987.
Zyrat aktuale (ndërtesa e shërbimit të Ambasadës) dhe rezidenca (banesa e Ambasadorit) u përfunduan së ndërtuari në fazën e fillimit të ndryshimeve në Shqipëri në vitin 1990. Vendosja e Ambasadës në ndërtesë u realizua në maj 1990.
As tre muaj pas vendosjes në ndërtesë, Ambasada Gjermane në Tiranë u vu në qendër të vëmëndjes së opinionit publik, kur mijëra shqiptarë u dyndën drejt përfaqësive perëndimore në Tiranë, për te realizuar më së fundi pas vitesh të tëra mungese lirie, udhëtimin e dëshiruar drejt perëndimit.
Adresa dhe oraret e punës
Emërtimi:
Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë
Udhëheqësja/i:
Peter Zingraf, Ambasador i Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë