Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Parandalimi i ngacmimit seksual dhe qasja ndaj tij

Ministria e Jashtme Federale me më shumë se 220 përfaqësitë e saj jashtë vendit dhe punonjës nga mbi 150 vende, mbështet diversitetin e jetuar në praktikë. Ne vlerësojmë dhe nxisim diversitetin e ekipeve tona. Ne shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore për t’iu kundërvënë trajtimit pa respekt të punonjësve tanë nga të tretët dhe mes tyre, si dhe diskriminimit dhe ngacmimeve seksuale.

Këtu bën pjesë gjithashtu parandalimi i shfrytëzimit seksual, abuzimit seksual dhe ngacmimit seksual me përfshirje të stafit apo projekteve të Ministrisë së Jashtme Federale, si dhe reagimi i menjëhershëm ndaj tyre, nëse këto denoncohen.

Nëse merrni dijeni ose bëheni viktimë e shfrytëzimit seksual, abuzimit seksual apo ngacmimit seksual me përfshirje të stafit apo projekteve të Ministrisë së Jashtme Federale, ju lutemi përdorni formularin e kontaktit më poshtë për të kontaktuar zyrën e ankesave në përfaqësinë diplomatike përgjegjëse për vendbanimin tuaj.

Zyra e ankesave është e detyruar të shqyrtojë çdo ankesë dhe të informojë personin e interesuar për rezultatin e verifikimit.

Zyra e ankesave për trajtimin e ngacmimeve seksuale pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë