Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Legalizimi dhe Apostile

Beglaubigung, © Photothek.de
Shënim i rëndësishëm
Dokumentat shqiptare nuk kanë nevojë për legalizim nga Ambasada Gjermane që prej datës 09. dhjetor 2016
Republika Federale e Gjermanisë ka tërhequr kundërshtimin e vet për aderimin e Shqipërisë në Konventën e Hagës për vulën Apostile, kështu me datë 9 dhjetor 2016 hyri në fuqi konventa e Hagës për vulën Apostile mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Shqipërisë.
Kjo do të thotë që prej këtij momenti për jurisdiksionin gjerman nuk nevojitet më legalizimi i çertifikatave shqiptare, por mjafton vula përkatëse Apostile, lëshuar nga Ministria e Jashtme Shqiptare. Informacione të mëtejshme mund të gjeni në faqen: http://punetejashtme.gov.al/en/legalizimi-dhe-apostilimi-i-dokumenteve/
Dokumentat e apostiluara kanë vlefshmëri të pakufizuar për jurisdiksionin gjerman.
Për këtë arsye Ambasada nuk pranon më dokumenta shqiptare për legalizim.
Nga ana tjetër kjo do të thotë gjithashtu, që edhe për çertifikatat gjermane në jurisdiksionin shqiptar tanimë nuk nevojitet më legalizimi (përmes Ambasadës Shqiptare në Berlin) por vetëm vula Apostile.
Tiranë, janar 2019