Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Apostile
Beglaubigung, © Photothek.de
Marrja e vulës Apostile në Shqipëri dhe Gjermani
Autoritetet gjermane dhe shqiptare zakonisht kërkojnë marrjen e një vule apostile si dëshmi të vërtetësisë së dokumentave të huaj. Për Republikën Federale të Gjermanisë dhe Republikën e Shqipërisë Marrëveshja e Hagës për Vulat Apostile ka hyrë në fuqi në datën 9 dhjetor 2016.
Për vendosjen e vulës apostile janë kompetente autoritetet e vendit ku është lëshuar dokumenti, pra për dokumentat gjermane autoritetet gjermane dhe për doklumentat shqiptare autoritetet shqiptare.
Apostile në dokumentat shqiptare
Vulën apostile për dokumentat shqiptare e merrni nga autoriteti shqiptar kompetent, Ministria e Punëve të Jashtme. Informacione më të hollësishme lidhur me këtë mund të gjeni në linkun: LEGALIZIMI DHE APOSTILIMI I DOKUMENTEVE
Me marrjen e vulës Apostile mund të ngarkohen edhe avokatë me zyrë në Shqipëri – Linku i avokatëve.
Ambasada Gjermane nuk mund të vendosë apo të marrë vula apostile.
Apostile për dokumenta gjermane
Vulën apostile për dokumentat gjermane e japin autoritetet gjermane. Jeni të lutur që për këtë qëllim t’i drejtoheni direkt zyrës gjermane për lëshimin e vulave apostile. Se cila zyrë është përgjegjëse për këtë qëllim e mësoni prej autoritetit, që ka lëshuar dokumentin për të cilin ju nevojitet vula apostile.
Ambasada Gjermane nuk mund të vendosë apo të marrë vula apostile.