Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Njohja reciproke e lejeve të drejtimit në Gjermani dhe Shqipëri
Që prej datës 1 qershor 2022 lejet gjermane dhe shqiptare të drejtimit të automjeteve njihen reciprokisht pa testime të mëtejshme. Lutemi që për informacione të tjera rreth procedurave t’i drejtoheni autoritetit përgjegjës për leje-drejtimet.
Të dhënat kyç më të rëndësishme:
- Zotëruesit e një leje-drejtimi shqiptare të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motoçikletë, veturë, kamion dhe autobus), të lëshuar pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.
- Kjo vlen për zotëruesit e një leje-drejtimi të lëshuar në Shqipëri nga autoriteti përgjegjës pas datës 24 janar 2017, të cilët janë rezidentë në Republikën Federale të Gjermanisë (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).
- Zotëruesit e një leje-drejtimi gjermane të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motoçikletë, veturë, kamion dhe autobus) të lëshuar nga autoriteti përgjegjës në Republikën Federale në Gjermani, dhe, që janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë ( me një kohë qëndrimi prej të paktën 185 ditë në vit kalendarik), mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.