Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Dëshmi për njohuri gjuhësore në rast aplikimi për vizë

Gjatë aplikimit për vizë për një tërësi qëllimesh të ndryshme (ndër të tjera për tëheqjen e bashkëshortit/es, të fëmijës nisur nga 16 vjec, punësim në profesione të mjekësisë, Au-Pair) aplikuesit duhet të dëshmojnë zotërimin e njohurive të gjermanishtes në nivelin përkatës sipas Kuadrit të Përgjithshëm Evropian të Referencave. Se cili nivel kërkohet për një qëllim të caktuar qëndrimi, për këtë lexoni fletët përkatëse të informacionit. Informacione të mëtejshme rreth përmbajtjes dhe nivelit të provimit në nivele të ndryshme gjuhësore mund të gjeni  ndër të tjera edhe në faqen e internetit  https://www.goethe.al/ .

 Si dëshmi e njohurive të gjuhës duhet të paraqitet certifikata e një provimi gjuhësor, e cila është lëshuar pas dhënies së një provimi gjuhësor të standardizuar sipas Standards der „Association of Language Testers in Europe (ALTE)“.

 Gjatë aplikimit për vizë pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë aktualisht njihen çertifikatat gjuhësore të ofruesve të mëposhtëm:

  • Goethe-Institut e.V. (GI),
  • Verein Österreichisches Sprachdiplom Deutsch (ÖSD),
  • TestDaF-Institut (nur TestDaF-Niveaustufe 3-5),
  • telc gGmbH (TELC)
  • European Consortium for the Certificate of Attainment in Modern Languages (ECL)

Të gjitha çertifikatat apo vërtetimet e shkollave të tjera gjuhësore, që vetëm sa konfirmojnë pjesëmarrjen në kurset e gjermanishtes, nuk mund të konsiderohen si të vlefshme në procedurat për vizë. Për momentin nuk njohim certifikata të lëshuara në Serbi nga Telc TAG në Vranje. 

Po kështu nuk njihen çertifikatat gjuhësore të pjesshme të moduleve e pa plotë / aftësive gjuhësore të vecanta „Të folurit, të shkruarit, lexim, dëgjim“, por vetëm çertifikata të provimeve gjuhësore që përmbajnë të katër modulet / aftësitë.

Lutemi të mbani në konsideratë që ditën e aplikimit për vizë  çertifikata gjuhësore dhe provimet e përmbajtura në të të katër moduleve / aftësive duhet të jenë në atë nivel që kërkohet për qëllimin e qëndrimit tuaj  dhe jo më të hershme se 1 vit. Certifikata më të vjetra gjuhësore  dhe ato me module të pjeshme më të vjetra mund të konsiderohen të vlefshme, nëse aplikuesi në sportel vërteton nivelin e tij gjuhësor.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.