Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Aplikimi për vizë me qëllim praktike ose hospitimi
Ju lutemi, të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuji saktësisht udhëzimet.
Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.
Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse në Gjermani. Si rregull, procedura e aplikimeve për praktikë zgjat 2-4 javë, në raste të qëndrimeve të mëparshmë në Gjermani, edhe më gjatë. Procedura e aplikimeve për hospitim zgjat 2-3 muaj. Kërkojmë mirekuptimin tuaj, pasi në 8 javët e para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’ju japim përgjigje pyetjeve tuaja lidhur me stadin aktual të procedurës.
Ju lutem vini re që një vizë me qëllim zhvillimin e një praktike mund të lëshohet vetëm atëhere kur i shërben një qëllimi të caktuar sipas Rregullores së Punësimit. Ky është vecanërisht rasti kur i shërben kualifikimit te mëtejshëm profesional. Nuk mund të lëshohen viza me qëllim praktike kur bëhet fjalë për kohë prove në një punë. Kushti i lartëpërmendur verifikohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit.
Ju lutemi, vini re, se hospitimi nuk është punësim dhe për këtë arsye, si një shtetas shqiptar, ju mund të qëndroni në Gjermani për qëllimin e praktikës edhe pa vizë (maksimumi 90 ditë brenda 180 ditëve).
Për aplikim në të dyja kategoritë, ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar si më poshtë vijon: | ||
1. | Formularë aplikimi për vizë | 1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht. |
2. | Tarifa | Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit. |
3. | Fotografi pashaporte | 2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm. |
4. | Pasaportë udhëtimi | Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pasaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës. |
Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal, me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!) | ||
5. | Dëshmi kualifikimi | P.sh. diploma, certifikata, dëshmi mbi njohuritë gjuhësore që zotëroni (veçanërisht njohuri e gjuhës gjermane min. Niveli A2 ose anglisht, në rast se puna juaj do të jetë në anglisht). |
6. | Jetëshkrimi (CV) | Jetëshkrim i detajuar dhe i formuluar nga vetë aplikuesi, duke paraqitur në mënyrë të veçantë kualifikimin dhe (nësë ka) veprimtarinë profesionale të deritanishme |
7. | Dëshmi për financa të mjaftueshme për jetesën | Nëse paga gjatë praktikës/hospitimit nuk arrin vlerën e 1.027,- eurove (duke filluar nga 01.01.2025 € 1.030,-) në muaj, atëherë është e nevojshme paraqitja e një dëshmie për pjesën e munguar të financimit, si p.sh. në formën e një deklarate garancie (Verpflichtungserklärung), dëshmi të hapjes së një llogarie bankare të bllokuar (Sperrkonto), ose vërtetim që nuk do të paguani shpenzime për banimin. |
8. | Dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm | Kjo dëshmi duhet të paraqitet, vetëm nëse prej kontratës së praktikës/ hospitimit nuk rezulton se është punëdhënësi, ai që e merr përsipër siguracionin shëndetësor. |
Sipas kategorisë, do të kërkohen shtesë edhe dokumentat e mëposhtme
OSE
Praktikë Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal dhe me 1 kopje, në momentin e aplikimit | ||
9. | Ofertë praktike aktuale ose kontratëe nënshkruar praktike | me të dhënat mbi:
|
10. | Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni | Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për praktikë. |
OSE
Hospitim Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal dhe me 1 kopje, në momentin e aplikimit | ||
9. | Kontratëtë nënshkruarhospitimi | me të dhënat mbi:
|
Dokumenta shtesë, të cilat nuk janë përmendur më sipër, mund t’ju kërkohen nga ambasada ditën e plikimit ose gjatë procesit të pajisjes me vizë.
Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:
Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.