Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Regjistrim i ri për dhënien e një takimi në të ashtuquajturën Rregullore e Ballkanit Perëndimor

A palavra “Jobs” (empregos) numa placa vermelha em fundo de céu azul

Oferta de posto de trabalho, © Colourbox.de

30.06.2021 -

Në datën 01 janar 2021 në Gjermani hynë në fuqi rregulla të reja në lidhje me punësimin. Takimet për aplikim për vize sipas ketij rregulli do të jepen vecmas cdo muaj. Në fillim të do çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takime të mundshme për muajin pasardhës.

Në datën 01 janar 2021 në Gjermani hynë në fuqi rregulla të reja në lidhje me punësimin ( sipas nenit 26 paragrafi 2). Me anë te këtij ligji qeveria e Republikes Federale Gjermane ka bërë të mundur edhe përtej vitit 2020 qasjen e privilegjuar në tregun gjerman te punës per shtetas nga Shqipëria (si edhe nga Bosnie Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia). Ky rregull vlen në vazhdimësi për cdo lloj punësimi-pavaresisht kualifikimit te njohur. Ligji për punësimin sipas nenit 26 paragrafi 2 do të vlejë deri me 31.12.2023. Kusht për lëshimin e vizës për këtë qëllim mbetet miratimi i Agjensise Federale të Punësimit.

Me hyrjen në fuqi nga data 05.09.2021 u vendosën për shtetasit shqiptarë sërish kufizime për udhëtimet drejt Gjermanisë. Përpunimi i aplikimeve të vizave sipas ligjit 26 § 2 (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor) do të vazhdojë. Lejohen të udhëtojne vetëm ata që janë plotësisht të vaksinuar. Gjatë aplikimit do të dorëzohet deklarata e firmosur.

Takimet për aplikim për vize sipas ketij rregulli do të jepen vecmas cdo muaj. Në fillim të do çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takime të mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin. Regjistrimet për lënien e takimeve mund të bëhen vetëm nga e hëna deri te enjten ora 09:00 – 15:00 si edhe te premten nga ora 09:00 – 13:00.

Nëse nuk do te keni sukses me regjistrimin do të keni mundesine tjeter në muajin pasardhës. Regjistrimi mund të kryhet në linkun

Në fillim të muajit Nëntor nuk do të publikohet lista e takimeve për muajin Dhjetor për shkak të numrit të lartë të regjistrimeve në Tetor.

Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Përmbajtje të tjera

Post-Rregullore e Lëshimit të vizave për Ballkanin perëndimor 2021-2023
Post-Rregullore e Lëshimit të vizave për Ballkanin perëndimor 2021-2023© BRD