Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Fletë informacioni për bashkimin me një shtetas/e të BE apo të një shteti nga KEE (nuk vlen për rastin e bashkimit me një shtetas/e gjerman/e)

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit si dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit me pasojë regjistrimin për rezervimin e një date të re aplikimi dukë përfshirë këtu edhe kohët përkatëse të pritjes.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

Të plotësuara pa mangësi dhe të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Aplikimi është pa kosto

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

Dokumentat e mëposhtëm duhen dorëzuar në origjinal, me një fotokopje. (Jeni të lutur që dokumentat e fotokopjuara të mos kapen me njëra-tjetrën me kapse apo ngjitëse)

4.Pashaporta e udhëtimit

5.

Fotokopje e pashaportës së shtetasit/es së BE/KEE

6.

Dëshmia e të ardhurave të shtetasit/es së BE/KEE

7.

Vërtetimi i regjistrimit të shtetasit/es së BE/KEE

8.

Certifikata ndërkombëtare të pajisura me vulën apostile për të dëshmuar raportin farefisnor me shtetasin/en e BE/KEE apo bashkëshorti/en e tij/saj (certifikata martese, certifikata lindjeje)

9.Në rastin e tërheqjes së prindërve apo fëmijëve, që janë mbi 21 vjec: dëshmi për pagesa të kryera gjatë 2 viteve të fundit nga ana e shtetasit/es së BE/KEE në adresë të aplikuesit.
10.Në rast se duhet: Dëshmi për siguracion shëndeti nga një agjenci e njohur siguracionesh për një periudhë 3-mujore që prej hyrjes në Gjermani OSE - nëse jeni i siguruar përmes të afërmit tuaj në Gjermani – atëherë një vërtetim aktual të siguracionit tuaj gjerman të shëndetit, prej nga rezulton se jeni i siguruar që prej momentit të hyrjens në Gjermani. Polica e siguracionit duhet të paraqitet jo më vonë se në momentin e lëshimit të vizës suaj.

Koha e përpunimit të aplikimit në Ambasadë zgjat zakonisht 1 deri në 2 javë, në raste të rralla kur në procedurë përfshihet zyra e të huajve në Gjermani mund të shkojë 8-12 javë.

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.