Mirë se vini në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale

06.10.26: Ekspozita multimediale „Beyond Destruction“

Beyond Destruction

OLYMPUS DIGITAL CAMERA © Ilir Tsouko

Artikull

Ekspozita multimediale „Beyond Destruction“

Pas çdo katastrofe fillon dhe koha para tjetrës.

E martë, 6 tetor 2026, ora 19:00, Vila 31 x Art Explora, Rr. Ismail Qemali, Tiranë

Ekspozita do qëndrojë e hapur nga dt. 6 deri më 11 tetor 2026, çdo ditë nga ora 19:00 deri në 21:00.

Peizazhet e djegura rimëkëmben, ujërat e përmbytjeve tërhiqen, shtëpitë rindërtohen. Por rimëkëmbja nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur. Ka të bëjë edhe me atë që mund të vijë më pas.

Beyond Destruction vështron atë që ndodh pas një katastrofe. Në Greqi, Ilir Tsouko dhe Anja Troelenberg dokumentuan komunitete që jetojnë me pasojat e zjarreve në pyje dhe përmbytjeve. Në Shqipëri, projekti e kthen vëmendjen te koha mes katastrofave – te njerëzit dhe institucionet, puna e të cilëve nis shumë përpara se të ndodhë një emergjencë.

Çfarë mësojnë shoqëritë nga katastrofat? Si përgatiten për atë që mund të vijë? Dhe kush e bën të mundur këtë përgatitje?

lart