Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kriteret për mbështetjen e projekteve të vogla

Kleinstprojekt in Ninësh/Mallakaster

Kleinstprojekt in Ninësh/Mallakaster, © Botschaft Tirana

15.03.2023 -

Qëllimi i mbështetjes është marrja parasysh e nevojave themelore të shtresave më të varfra të popullsisë. Projektet duhet të kenë rezultat të drejtpërdrejtë.


Projekte që mund të mbështeten janë ata, të cilët

  • nuk mund të financohen nga përfaqësues vendas (p.sh. OJF, grupe bamirësie, institucione lokale, institucione fetare etj),
  • zbatuesi i projektit dhe/ose administrata e bashkive duhet të japin një kontribut vetiak (ky mund të jetë p.sh. edhe në formën e kostove të punës dhe/ose shpenzimeve të transportit për materialet).
  • kërkojnë një ndihmë financiare që nuk e kapërcen shumën maksimale prej 10.000,00 eurosh. Materialet duhet të blihen sipas rregullave në vendin partner ose në vendet e tij fqinje. Financimi i specialistëve për instalimin e pajisjeve ose të tilla mund të merret përsipër në raste përjashtimesh. Në këtë rast duhet argumentuar se përse këto shpenzime nuk mund të merren përsipër si kontribut vetiak dhe duhet të paraqiten më vete në preventivin e projektit. Shpenzime për personelin dhe administratën e zbatuesit  të projektit (paga, rroga, honorare, qira zyrash) nuk mbështeten,
  • paraqesin projekte që përfundojnë, d.m.th. nuk sjellin detyrime të përsëritshme (p.sh. nevojën e vazhdueshme për mall konsumi si ushqime,  materiale apo pagesa për paga etj). Mund të mbështeten vetëm paraprodukte dhe materiale konsumi për një periudhë deri 6-mujore. Në rast të blerjes së pajisjeve teknike duhet të garantohet mirëmbajtja sistematike e tyre.
  • mbyllen brënda vitit kalendarik në të cilin është nënshkruar edhe kontrata e subvencionit.

Nuk merren parasysh kërkesa për projekte të cilët

  • u shërbejnë personave të veçantë ose grupeve tashmë të privilegjuara,
  • klasifikohen si ndihma humanitare në raste katastrofe, krize ose ndihmë për ushqime,
  • nuk parashikojnë mbulimin e shpenzimeve të mëtejshme nga zbatuesi i projektit ose projekte me zgjatje efektshmërie për më pak se 3 vjet,
  • mbështeten nga programe të tjera të Republikës Federale të Gjermanisë,
  • mbështesin zyra ose institucione shtetërore pa sjellë një përmirësim të mjaftueshëm të kushteve të jetesës së popullsisë lokale,
  • lidhen me sektorin policor ose ushtarak,
  • për të cilat sipas rastit, autorizimet e nevojshme të autoriteteve kompetente nuk janë të disponueshme ose çështje të tjera ligjore nuk janë sqaruar përfundimisht (p.sh. çështje të pasurive të paluajtshme).

Shëmbuj:

  • Arsimi (p.sh. rinovimi i nevojshëm i godinave të shkollave apo kopshteve, përmirësimi i pajisjeve sanitare në shkolla/kopshte)
  • Shëndetësi dhe pajisje sanitare
  • Përmirësim i të ardhurave dhe i ushqimit (bujqësi)

Shëmbuj për projekte që nuk merren në konsideratë:

  • Dhënie hua
  • Blerje e një trualli
  • Blerje automjeti
  • Projekte infrastrukture si p.sh. ndërtim rrugësh apo urash
  • Blerje pajisjesh për administratën publike

Si të veproni:

Kërkesa për projekt duhet të dorëzohet tek Ambasada Gjermane deri maksimumi më 31 janar të çdo viti dhe të përmbajë të dhënat e mëposhtëme:

  • Zbatuesin e projektit
  • Qëllimin e projektit
  • Përfituesit
  • Masat e parashikuara dhe dobia e tyre për përfituesit
  • Financimin e projektit (kontributi vetiak, kontributi i një të treti, mbështetja që kërkohet nga Ambasada)
  • Planin e financimit me 3 preventive kostosh në origjinal (oferta për materialet  për zbatimin e projektit)
  • Letrën mbështetëse/deklaratën mbi dakordësinë e projektit nga administrata e bashkisë

Kërkesa për projekt do të përpunohet nga Ambasada. Pas shqyrtimit dhe miratimit të kërkesës lidhet një kontratë subvencioni me zbatuesin lokal të projektit.

Zbatuesi i projektit ka detyrimin të tregojë financimin në një formë të përshtatshme (z.B. duke vendosur një tabelë me logon e bashkëpunimit).

Pas përfundimit të projektit, zbatuesi i projektit duhet të paraqesë një verifikim të përdorimit të fondeve (formulari vihet në dispozicion nga Ambasada) me të gjitha faturat në origjinal. Fatura duhen dorëzuar edhe për shpenzimet që janë marrë përsipër si kontribute vetiake. Fondet e mbetura pa shfrytëzuar duhet t’i kthehen mbrapsht Ambasadës nga zbatuesi i projektit.

Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni Sektorin e Ekonomisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë.


Adresa:
Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë
Sektori i Ekonomisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik
Rruga Skënderbej, Nr. 8
Tiranë
Tel.: +355 (0) 4 2274 505
Fax.: +49 30 1817 67279
www.tirana.diplo.de

Shkarko formularin