Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

10.10.: Clemens Meyer në bisedë me përkthyesen e veprës së tij Anna Kove

Clemens Meyer - Schriftsteller

Der Schriftsteller Clemens Meyer sitzt im Treppenhaus eines Altbaus im Stadtteil Stöttertitz. In seinem neuen Roman „Die Projektoren“ nimmt Meyer auf rund 1000 Seiten seine Leserinnen und Leser mit in die deutsche und europäische - speziell jugoslawische - Vergangenheit und Gegenwart. Das ambitionierte Werk steht auf der Longlist für den Deutschen Buchpreis., © dpa

Artikel

Clemens Meyer në bisedë me përkthyesen e veprës së tij Anna Kove

10.10.2024, ora 18:00
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Rr. Papa Gjon Pali II, Tiranë

Autori i suksesshëm gjerman Clemens Meyer prezanton librin e tij të sapobotuar “Projektorët”, një epos mbi krizat e Europës dhe artin e rrëfimit, pjesë e listës për librin më të mirë gjerman 2024, dhe bisedon me përkthyesen e tij Anna Kove për librin “Nata, Dritat”, që i dha çmimin e fituesit të panairit të Leipzigut 2008.

Personazhe të çuditshme mbushin tregimet e Clemens Meyer-it: një burrë i divorcuar që shpenzon të gjitha paratë në baste garash, duke shpresuar që të fitojë për shërimin e qenit të tij; boksierë, të burgosur, të pastrehë dhe ëndërrimtarë, që bredhin në qytetet e natës etj. Nëpërmjet ngjarjeve që zhvillohen në apartamente të vogla, në vende të braktisura, burgje dhe buzë lumit, Meyer-i godet realitetin e ashpër në kërkim të dritave që mund të shkëlqejnë në errësirë. Heronjtë e tij janë njerëz që luftojnë me jetën, kërkues të fatit që shpesh dështojnë, dhe figura të shqetësuara të natës. Nga çdo tregim i shkurtër i këtij vëllimi mund të bëhet një film i madh. Kandidat i listës për Man Booker International Prize 2017 dhe listës për International Booker Prize 2023, mbajtës i çmimeve më të rëndësishme letrare në Gjermani, Clemens Meyer është pa dyshim një nga zërat më përfaqësues të letërsisë bashkëkohore gjermane.

Ky aktivitet organizohet nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në kuadër të Festivalit „Tirana Gate 2024“, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Botimet “Albas”, dhe financohet nga TRADUKI dhe Ambasada Gjermane në Tiranë.

nach oben