Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

26. & 27.09.: Konferenca ndërkombëtare "Gjuhësisa gjermane, çështjet për gjuhën e profesioneve, ndërkulturaliteti në hapësirën universitare"

DAAD

DAAD, © COLOURBOX

Artikel

Konferenca ndërkombëtare: Gjuhësisa gjermane, çështjet për gjuhën e profesioneve, ndërkulturaliteti në hapësirën universitare

26 dhe 27 shtator 2024
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës

Universiteti Teknik i Berlinit/Departamenti "Gjermanishtja si Gjuhë e Huaj" në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës/Qendra e Gjuhëve të Huaja dhe Universitetin e Tiranës/Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, organizon konferencën Ndërkombëtare të radhës “Berufssprache in Theorie und Praxis- Gjuhësisa gjermane, çështjet për gjuhën e profesioneve, ndërkulturaliteti në hapësirën universitare“

Kjo konferencë synon të shqyrtojë sfidat në fushën gjermanistike në kontekstin e një bote të globalizuar dhe përqendrohet në tri aspekte kyçe: Gjuhësisa gjermane, çështjet për gjuhën e profesioneve, ndërkulturaliteti.

- Gjuhësisa gjermane përfshin analizën e gjuhës gjermane në lidhje me strukturën, zhvillimin dhe aplikimin e saj, duke përfshirë variacionin gjuhësor, historinë e gjuhës dhe gjuhësinë e mediave moderne.

- Çështjet për gjuhën e profesioneve, lidhet me terminologjinë profesionale dhe përdorimin e saj në kontekste të ndryshme profesionale dhe akademike, duke u përqendruar në komunikimin e njohurive profesionale në literaturë, mësim dhe praktikë.

- Ndërkulturaliteti shqyrton ndërveprimet midis kulturave të ndryshme dhe ndikimin e tyre në gjuhë dhe njohuri profesionale. Kjo përfshin analizën e veprave letrare dhe marrjen parasysh të ndryshimeve dhe ngjashmërive kulturore.

Ekspertë nga fusha akademike nga hapësira gjermanishtfolëse, si dhe nga Evropa Perëndimore dhe Juglindore (tetë shtete) do të marrin pjesë në këtë konferencë.  Kjo Konferencë ofron një platformë për diskutimin e lidhjeve ndërmjet këtyre tri aspekteve dhe inkurajon shkëmbimin e qasjeve inovative dhe praktikave më të mira në transmetimin e gjuhës gjermane standarte dhe të profesioneve.

Konferenca do të prezantojë rezultate aktuale të kërkimeve dhe metoda të reja që synojnë të zhvillojnë dhe thellojnë integrimin e gjuhës gjermane dhe asaj të profesioneve dhe të ndërkulturaltetit në fushën universitare.

Përmes kësaj konference, do të mundësohet një shkëmbim i gjerë që kontribuon në përmirësimin dhe përmirësimin e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe praktikës në fushën e gjuhës dhe të letërsisë gjermane.

nach oben