Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Parandalimi i Korrupsionit
Korruptionsprävention, © colourbox
Direktiva për parandalimin e korrupsionit në administratën federale prej dates 30 korrik 2004 përcakton kornizën ligjore për parandalimin e korrupsionit në Ministrinë e Jashtme Federale dhe përfaqësitë jashtë vendit.
Parandalimi i Korrupsionit
Direktiva për parandalimin e korrupsionit në administratën federale prej dates 30 korrik 2004 përcakton kornizën ligjore për parandalimin e korrupsionit në Ministrinë e Jashtme Federale dhe përfaqësitë jashtë vendit. Direktiva synon të ofrojë nëpërmjet rregullave të qarta një udhëzim mbi integritetin, qeverisjen e drejtë dhe transparente të administratës.
Etika dhe refuzimi i korrupsionit duhet të jenë të ngulitura në ndërgjegjen e punonjësve të Ministrisë së Jashtme Federale, të ngarkuarve me punë dhe stafit lokal në përfaqësitë jashtë vendit. Vëmendje maksimale për parandalimin e korrupsionit në Ministrinë e Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike i kushtohet sensibilizimit të punonjësve mbi çështjen e mbrojtjes kundër rreziqeve të mundshme të korrupsionit dhe ruajtjes së standardeve të larta etike dhe ligjore si një pjesë integrale e të gjitha veprimeve administrative.
Shpërblime, dhurata personale apo avantazhe të tjera
Vlen parimi: ndalohet pranimi!
Pa pëlqimin e instancës përkatëse punonjësit e Ministrisë së Jashtme Federale, të ngarkuarit me punë dhe stafi lokal i misionit diplomatik nuk duhet të pranojnë shpërblime, dhurata apo përfitime të tjera në lidhje me detyrën e tyre. Të gjitha udhëzimet e tjera janë të përfshira në qarkoren e BMI mbi ndalimin e pranimit të shpërblimeve dhe dhuratave në administratën federale i dt. 08.11.2004 dhe qarkoret përkatëse të Ministrisë së Jashtme Federale. Më shumë informacione dhe përgjigje ndaj pyetjeve të shtruara mund të gjeni në faqen e BMI.
Pyetje dhe komente mbi temën e parandalimit të korrupsionit në Ministrinë e Jashtme Federale, ju mund ti drejtoni gjithashtu edhe të Ngarkuarit për Parandalimin e Korrupsionit në Ministrinë e Jashtme Federale.