Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Migrimi - fakte në vend të premtimeve të rreme
#rumoursaboutgermany, © Federal Foreign Office and Shutterstock
#rumoursabout Germany: Faqja e re e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale u siguron emigrantëve fakte, për të mos lejuar keqinformimin
Shënim i rëndësishëm
#rumoursabout Germany: Faqja e re e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale u siguron emigrantëve fakte, për të mos lejuar keqinformimin
Në faqen www.rumoursaboutgermany.info do të përmblidhet në formë të përqendruar i gjithë informacioni i nevojshëm për emigrantët dhe refugjatët duke e lidhur me fakte. Faqja e internetit do të hedhë poshtë në këtë mënyrë thashethemet e shpërndara në internet nga trafikantë. Sikurse kuptohet nga emri #rumoursaboutgermany, bëhet fjalë kryesisht për të zëvendësuar keqinformimin me fakte. Kështu për shembull, faqja hedh poshtë thashethemet se në Gjermani mund të merresh vesh gjithandej në anglisht ose që qeveria u siguron të gjithëve një punë. Artikuj të tjerë u drejtohen njerëzve, që ndërmarrin një rrugë shpesh të rrezikshme drejt Evropës dhe u sugjeron atyre alternativa: Këtu prezantohen edhe programet e ndryshme për mbështetjen e kthimit vullnetar në atdhe sikurse edhe programe humanitare. Ministria e Jashtme Federale vendos kështu fakte të besueshme përballë thashethemeve.