Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Portali "Make it in Germany" mirëpret profesionistë ndërkombëtar në Gjermani!
Make it in germany, © BMWi
Një rritje e qëndrueshme ekonomike dhe shifrat të ulëta papunësie tregojnë efektin e tyre: kompanitë gjermane janë në kërkim të punëtorëve të kualifikuar, veçanërisht në fushën e inxhinierisë dhe MINT (Matematikë, Informatikë, Shkencat Natyrore dhe Teknologjisë). Ka mungesa veçanërisht në inxhinierë makinerishë dhe automjetesh si dhe inxhinierë elektrikë.
“Make it in Germany” u lehtëson hapat e parë profesionistëve të cilët kanë interes për të punuar dhe jetuar në Gjermani. Të gjitha informacionet e rëndësishme rreth të punuarit dhe jetuarit në Gjermani si dhe sektorët të cilët kërkojnë specialistë mund të gjenden të përmbledhura këtu. Një listë me këshilla shpjegon se çfarë janë mundësitë që Gjermania u ofron të interesuarve dhe familjarëve të tyre, psh. për çështje të tilla si gjetja e punës, aplikimi për punë ose shpërngulja në Gjermani. Me anë të Quick-Check ata mund të kontrollojnë gjithashtu kushtet për paisjen e tyre me vizë dhe kush mund ti mbështesë ata në gjetjen e punës. Portali është një iniciativë e përbashkët e Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë (BMWi), Ministrisë Federale të Punës dhe Çështjeve Sociale (BMAS) dhe Agjencisë Federale të Punësimit (BA).
Faqja e internetit: www.make-it-in-germany.com