Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ndihma në rast urgjence për qytetarët Gjermanë

Rettungsring an einer Wand

Rettungsring, © colourbox.de

Shërbimi i dëzhurnit

Shënim i Rëndësishëm: Pyetje që nuk janë urgjente, të tilla si aplikimet për vizë, nuk mund të përgjigjen nga shërbimi i dëzhurnit.

Me Ambasadën Gjermane në Tiranë mund të lidheni në rast urgjencash (psh. për humbjen e një pasaporte ose rastin e një aksidenti) nga e hëna në të premte jashtë orarit zyrtar të punës deri në orën 00:00 dhe të shtunën, të dielën dhe ditët e festave zyrtare nga ora 8:00 deri në 00:00 me numrin 00 355 68 202 3968 (në shqip).

Numra të rëndësishëm në rast urgjence

Këtu mund të gjeni një përzgjedhje të numrave të rëndësishëm për një rast urgjent në Shqipëri.

Linja ndërkombëtare e emergjencës:112
Ambulanca:127 ose +355 4 2222235
Zjarrfikset:128 ose +355 4 2223333
Policia:129 ose +355 4 2226801
Faqja e Policise se Shtetit:Webseite
Policia Rrugore: 126 ose +355 4 2234875
Nr. emergjencave në QSUT “Nënë Tereza”:+355 4 2362 630
+355 4 2349 361
Materniteti "Mbreteresha Geraldine"+355 4 2222 609
Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas:+355 4 2381 600
Policia në portet detare në Shqipëri:Durres: +355 52 223115 / +355 (0) 69 41 10255
Vlore: +355 33 409700 / +355 (0) 69 41 10256
(Numri Blu) për emergjenca detare:125

Si mund të telefononi nga Gjermania?

a) një numër fiks në Shqipëri
- në fillim prefiksi i Shqipërisë (00355), më pas ai i Tiranës (4) dhe në fund numri 7-shifror.

b) një numër celulari në Shqipëri
në fillim prefiksi i Shqipërisë (00355), më pas;
prefiksi i One Telecommunications (68)
prefiksi i Vodafone Albania (69)
dhe në fund numri 7-shifror.

Informacionet e mësipërme mund të ndryshojnë gjatë kohës dhe për këtë arsye nuk jepet asnjë garanci.

Lista e mjekëve me të cilët bashkëpunon Ambasada është renditur në mënyrë alfabetike. Ajo nuk i liston të gjithë mjekët lokalë, por është një përzgjedhje e atyre mjekëve që njihen nga Ambasada. Lista bazohet në informacionin në dispozicion të Ambasadës në kohën e formulimit. Të gjitha informatat dhe në veçanti emërtimi e mjekëve nuk janë të detyrueshme dhe nuk kanë garanci. Në rast angazhimi të një mjeku, vetë klientët ose pacientët janë përgjegjës për rimbursimin e shpenzimeve. Kërkesa për rimbursim nga Ambasada ose Ministria Federale e Punëve të Jashtme nuk mund të shqyrtohen.

Lista e mjekëve në Shqipëri (03.2023)

Të dhënat në Listën e Përkthyesve mbështeten në të dhënat që Ambasada disponon në momentin e përpilimit të këtij informacioni. Ambasada nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për saktësinë e të dhënave, në mënyrë të veçantë për emrat e përkthyesve. Të gjitha shpenzimet dhe tarifat e porosive për përkthim do të mbahen nga klienti. Listën e plotë të të gjithë përkthyesve të miratuar nga Ministria e Drejtësisë e gjeni në faqen përkatëse të internetit:

Lista e plotë e të gjithë përkthyesve të miratuar nga Ministria e Drejtësisë
Lista e përkthyesve zyrtarë të gjuhës gjermane (Ministria e Drejtësisë)

Detajet në listën e avokatëve bazohen në informacionin në dispozicion të Ambasadës në kohën e formulimit. Informacionet dhe në veçanti emertimi i avokatëve nuk janë të detyrueshme dhe pa garanci. Në rast angazhimi, klienti duhet të paguajë vetë të gjitha shpenzimet dhe tarifat.

Lista e avokatëve (03.2023)

Adresa, oraret e punës dhe mundësi kontakti me Ambasadën Gjermane

Emërtimi:

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë

Udhëheqja:

Karl Bergner, Ambasador i Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë

Vendi:

Tiranë

Shteti:

Shqipëri

Adresa:

Rruga Skënderbej, Nr. 8, TiranëZyra e Vizave 2: Rruga Otto von Habsburg, Tirana
Për më shumë shihni deklaratën tonë mbi privatësinë!

Departamentet:

Kontakti me sektorin e vizave:
Të enjten nga ora 9:00 deri në orën 11:00
+355 (0)68 4045924
Kontakti me sektorin e vizave:

Orari i punës:

Oraret e pritjes të vizitorëve në përgjithësi:
Të Hënën deri të Premten, ora 08:00 deri 12:00 (për raste të tjera pasi të jetë lënë takim.)
Zyra e Çështjeve Ligjore dhe sektori i Vizave:
Të Hënën deri të Enjten, ora 8:00 deri 12:00 dhe 13:30 deri 15:30
Të Premten, ora 8:00 deri 12:00
Ambasada është e mbyllur në këto ditë të festave zyrtare.

Link tek formulari i kontaktit

Telefoni:

+355 (0) 4 2274 505

Fax:

+49 30 1817 67279

Uebfaqja:

Me Ambasadën Gjermane në Tiranë mund të lidheni jashtë orarit zyrtar në rast urgjencash (psh. për humbjen e një pasaporte ose rastin e një aksidenti) me numrin 00 355 68 202 3968 (në shqip). Pyetje që nuk janë urgjente, të tilla si aplikimet për vizë, nuk mund të përgjigjen nga shërbimi i dëzhurnit.

Shënim për aksesin pa pengesa

Ambasada mbështet qytetarët me aftësi të kufizuara dhe përpiqet t'u mundësojë atyre akses tek punonjësit brenda kushteve strukturore të godinës.
Përballë ambienteve të ambasadës gjenden hapësira parkimi. Në raste të veçanta, për vizitorët me aftësi të kufizuara u mundesohet parkimi. Për këtë kërkohet një regjistrim paraprak.
Aksesi në hapsirën e ambasadës është pa pengesa. Hyrja paksa e ngritur e ambasadës është e aksesueshme për karriget me rrota nëpërmjet një rampe metalike. Për shkak të mungesës së ashensorit, brenda godinës mund të aksesohet vetëm kati përdhe me hollin, zona e aktiviteteve dhe tualetet. Nuk ka mbështetje strukturore ose teknike për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar.