Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Informacione mbi aplikimin për vizë

telefon

telefon, © colourbox

04.08.2022 -

Orari i hapjes dhe pranimi i aplikimeve (vetëm duke rezervuar një takim)

E hënë- E enjte,  ora 08:00 - 12:00 dhe  13:30 - 15:30.

E premten, ora  08:00 - 12:00

Dorëzimi i pasaportave për pajisjen me vizë

Ju do të merrni një email nga ambasada që ju kërkon të dorëzoni pasaportën tuaj. Jeni të lutur që pasaportën tuaj ta dorëzoni personalisht sa më shpejt që të jetë e mundur  tek punonjësit tanë të sigurise që ju presin në sektorin konsullor 1 te Ambasadës Gjermane në rrugën Skënderbeg, Nr. 8.  Dorëzimi bëhet nga e Hëna në të Premte nga  ora 08:00 deri ne orën 12:00 dhe nga e Hëna në të  Ejnte 13:30 deri në orën 15:30. 

Marrja e pasaportave pas njoftimit nga ambasada

E martë,  ora 13:30 - 15:00 dhe e premten, ora 8:30 - 12:00 në sektorin konsullor 2 në rrugën Otto von Habsburg.

Në datat e poshtëshënuara gjatë vitit 2022 nuk do të ketë dhënie pasaportash dhe dokumentesh të legalizuara.

08.03.2022  (E martë)

15.04.2022  (E premte)

27.12.2022  (E martë)

30.12.2022  (E premte)

Kontakte

Të dhenat tuaja

Jeni  i/e lutur të mos shkruani më shumë se një herë dhe në adresa të ndryshme. Kjo do te cojë në vonesën e kthimit të përgjigjes.

Nëse Ju jeni paraqitur personalisht pranë ambasadës dhe keni bërë një kërkesë për vizë atëhere Ju jeni i lutur të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit pa kaluar 12 javë nga momenti i dorëzimit të dokumenteve.

Nëse të dhënat e mësipërme mungojnë në kërkesën Tuaj atëhere nuk do të mund ti përgjigjemi kërkesës suaj, ose kthimi i përgjigjes do të marrë shumë kohë.

Kontakti nëpërmjet telefonit

Ju lutemi, na telefononi vetëm nëse i keni lexuar me kujdes informacionet në faqen tonë të web-it.

Të martën dhe të enjten: nga ora 9:00 deri 11:00

+355 (0)68 4045924