Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Dëshmi për siguracion shëndetësor të mjaftueshëm në rast vizash kombëtare

Në momentin e lëshimit të vizës kombëtare është e mjaftueshme të paraqitet dëshmia e një siguracioni shëndetësor gjatë udhëtimit sipas kritereve të mëposhtme të  Schengen-it:

  • Polica e sigurisë duhet të marrë përsipër kostot e transportit të kthimit në rast sëmundjeje ose vdekjeje, sikurse edhe cdo shpenzim tjetër në rastin e një urgjence për kujdes mjekësor dhe / ose në rastin e një trajtimi mjekësor në urgjencën e një spitali.
  • Shuma minimale e mbulueshme duhet të jetë 30.000 euro.
  • Siguracioni (indvidual ose në grup) mund të lidhet prej udhëtarit në vendbanimin e tij ose prej ftuesit në vendin e destinacionit.
  • Agjencitë e sigurimit me qendër jashtë vendeve Schengen duhet të kenë një zyrë në një prej vendeve Schengen, i cili të jetë në gjendje të përpunojë pretendimet e subjektit për mbrojtje siguracioni.

Është e domosdoshme që menjëherë pas mbërritjes  të lidhet një siguracion i vazhdueshëm shëndetësor (privat) i krahasueshëm me përcaktimet e  SGB V, nëse nuk është lidhur ende një siguracion shëndetësor shtetëror. Kontrata e siguracionit duhet të jetë pa afat dhe nuk duhet të përmbajë asnjë klauzolë skadencë apo shfuqizimi lidhur me arritjen e një kufiri të caktuar moshor, një  veprimtari të caktuar, ndërrimin e qëllimit të qëndrimit apo humbjen e statusit të qëndrimit të ligjshëm.

Ky siguracion duhet të përmbajë shërbime, të cilat i takojnë një të siguruari në shtet sipas § 11 kreu 1 – 3 SGB V.

Siguracioni i vazhdueshëm shëndetësor duhet të paraqitet në cdo aplikim për zgjatjen e lejes së qëndrimit. Siguracioni i nevojshëm shëndetësor duhet të lidhet brenda kohës së vlefshmërisë së vizës së lëshuar nga Ambasada.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.