Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim pjesëmarrjen në një kurs gjuhe

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada  dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Si dëshmi në mbështetje të pjesëmarrjes në një kurs gjuhe në Gjermani rekomandohet që gjatë aplikimit të provohet në mënyrë të besueshme niveli A2 i zotërimit të gjuhës gjermane (përmes certifikatave të gjuhës, vërtetimeve të pjesëmarrjes etj.).

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

4.Pashaporta e udhëtimit

Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

5.

Regjistrimi në kursin e gjuhës

Dëshmi e regjistrimit në një kurs intensiv gjuhe me mini malisht 18 orë mësimi në javë dhe konfirmimi i pagesës së tarifës së kursit.

Shënim: Duke qenë se shtetasit shqiptarë kanë të drejtën e qëndrimit pa vizë për një periudhë deri 90-ditore në vendet e Schengen-it, do të përpunohen vetëm ato aplikime për kurse gjuhe me kohëzgjatje më të madhe se aq.

6

Dëshmi e gjuhës gjermane/angleze

Dëshmi për përvetësimin e njohurive ekzistuese të gjuhës gjermane, në varësi të nivelit të gjuhës së kursst të rezervuar

Kujdes: Lutemi të mbani në konsideratë që mund të pranohen vetëm çertifikata nga institute gjuhësore të njohura ndërkombëtarisht (Instituti Goethe, ÖSD, telc)!

7.

Dëftesa e maturës resp. Dëshmi për diplomën më të lartë arsimore (Bachelor / master/ PfD)

Vërtetimi të drejtës për të vazhduar studimet e larta (diplomë, librezë studenti ose vërtetim i përfundimit të shkollës) në fotokopje të noterizuar, të përkthyer dhe me vulë apostile
8.

Dëshmi e financimit

Vërtetim për mundësi financimi prej të paktën 1.028 Euro (duke filluar nga 01.01.2025 € 1.091,-) në muaj për një vit (12.336 Euro, duke filluar nga 01.01.2025 € 13.092) depozituar paraprakisht. Mundësitë janë:

  • hapja e një llogarie bankare të bllokuar (Sperrkonto)
  • Përmes një burse – njoftimi i dhënies së bursës duhet të jetë në origjinal

ose

  • Një deklaratë garancie sipas §§66-68 të Ligjit për të Huajt, në të cilën një person i tretë merr përsipër me shkrim kostot përkatëse (pranë Zyrave të të Huajve në Gjermani mund të gjenden formularët e deklaratave të tilla të garancisë).
9.Shkresë motivimi nënshkruar nga vetë personi

Përshkruani ju lutem konkretisht, pse dëshironi të studioni në Gjermani, si e keni përzgjedhur degën tuaj të studimeve dhe çfarë ju shtyu të zgjidhnit universitetin përkatës. Çfarë dëshironi të bëni pas përfundimit të studimeve?

10.

Jetëshkrim

Lutemi, informoni se si ka qenë vijimësia juaj shkollore dhe profesionale

11.

Siguracion i mjaftueshëm shëndeti

Për hyrjen në Gjermani nevojitet të paraqitet një siguracion udhëtimi që mbulon një shumë prej min. 30.000 eurosh. Rekomandohet lidhja e një siguracioni shëndetësor për studentë për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit, ose sigurimi pranë një agjencie gjermane siguracionesh shëndetësore - dëshmia përkatëse do të duhet të paraqitet pranë zyrës së të huajve pas hyrjes në Gjermani.

Siguracioni duhet të paraqitet jo më vonë se dita e lëshimit të vizës.

12.MinorenëtNë rastin e minorenëve nevojitet edhe certifikata e tyre e lindjes (çertifikatë në shqip me vulën apostile dhe përkthimin në gjuhën gjermane) dhe një deklaratë e noterizuar e dakordësisë së prindërve/kujdestarit ligjor për largimin e fëmijës me qëllim studimesh

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada, si rregull, duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse për të huajt në Gjermani. Në varësi të zyrës së të huajve procedurat mund të zgjasin deri në 3 muaj. Ndaj aplikoni për vizë në kohën e duhur. Lutemi për mirëkuptimin Tuaj që brenda 12 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.