Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Aplikim për vizë punësimi në sektorin e kujdesit infermieror në Gjermani
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.
Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.
Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.
Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë: | ||
1. | Formularë aplikimi për vizë | 1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht. |
2. | Tarifa | Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit. |
3. | Pashaporta e udhëtimit | Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë të paktën 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës. Ju lutemi, bëni 1 kopje të faqes me të dhënat tuaja. |
4. | Fotografi pashaporte | 2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm. |
5. | Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni | Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për kualifikim (shkollë profesionale). Dokumenti origjinal |
6. | Udhëzim sipas §18 kreu 2 pika 4a të Ligjit për të Huajt | udhëzimin mund ta gjeni këtu |
7. | Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm | Kjo dëshmi duhet të paraqitet, vetëm nëse prej kontratës së punës nuk rezulton se është punëdhënësi, ai që e merr përsipër siguracionin shëndetësor. |
8. | Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit | Aplikuesit, duke filluar nga 45 vjeç, duhet të kenë një pagesë mujore prej të paktën 4.152,50 euro bruto ose dëshmi të siguracionit të pensionit. |
Për secilën kategori kërkohen dokumentat e mëposhtme shtese
si
Ndihmës infermier (pa kualifikim) | ||
9. | Kontratë pune ORIGJINALE ose Oferte për vend pune | Te nënshkruara nga punëdhenësi dhe punëmarrësi duke u
|
10. | Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes | Njohuri të gjuhës gjermane Niveli B1 Certifikatë e njohur sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ). |
OSE
Ndihmës infermier (me kualifikim dhe me leje gjermane për ushtrimin e profesionit) | ||
9. | Kontratë pune ORIGJINALE ose Ofertë për vend pune | Te nënshkruara nga punëdhenësi dhe punëmarrësi duke u
|
10. | Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes | Njohuri të gjuhës gjermane Niveli B1 Certifikatë e njohur sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ). |
11. | Leje gjermane për ushtrimin e profesionit (Gleichwertigkeitsbescheid) | Nga autoriteti respektiv gjerman, i cili përcakton ekuivalencën e kualifikimit të fituar në Shqipëri me profesionin gjerman të referencës si ndihmës ingermier/ndihmës asistent. (më shumë informacione gjeni këtu: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/fachkraefte.php |
OSE
Infermier ose personel përkujdesjeje për moshat e treta Dokumentat e mëposhtëm duhet të dorëzohen ne momentin e aplikimit në origjinal edhe 1 kopje | ||
9. | Kontratë pune ORIGJINALE ose Oferte për vend pune | Te nënshkruara nga punëdhenësi dhe punëmarrësi duke u
|
10. | Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes | Njohuri të gjuhës gjermane Niveli B2 Certifikatë e njohur sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ). |
11. | Leja për ushtrimin e profesionit | Pergjithesisht është një certifikate gjermane për lejen e ushtrimit të profesionit "Infermier" |
OSE
Pjesmarrje në zhvillimin e orëve praktike/teorike për arritjen e njohjes së diplomës tuaj në Gjermani Dokumentat e mëposhtëm duhet të paraqiten në origjinal si edhe 1 kopje në momentin e aplikimit | ||
9. | Kontratë pune ORIGJINALE ose Oferte për vend pune | Te nënshkruara nga punëdhenësi dhe punëmarrësi duke u
|
10. | Vërtetim | i autoriteteve përkatëse gjermane, për orët praktike/ teorike që mungojnë, me qëllim që të arrihet njohja e diplomës në Gjermani. |
11. | Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes | Njohuri të gjuhës gjermane Niveli B1 Certifikatë e njohur sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ). |
12. | Plan i detajuar i programit të formimit profesional ose kursit përgatitor dhe regjistrimit për provimin e njohurive dhe fleten e informacionit shtesë për kriteret e përafrimit të titullit të diplomës | Plan i cili duhet të përmbajë mënyrën se si do të balancohen orët praktike dhe teorike të munguara duke specifikuar datën e fillimit dhe të përfundimit të këtij procesi dhe fletën shtesë të informacionit të plotësuar nga punëdhënësi |
Pavarësisht nga kohëzgjatja e punësimit në Gjermani, viza ju lëshohet me një kohëzgjatje prej tre deri në gjashtë muaj. Ju lutemi të udhëtoni në kohën e duhur në Gjermani dhe drejtohuni atje te autoritetet përkatëse, të cilat merren me zgjatjen e lejes së qëndrimit dhe që janë autoritetet përkatëse kompetente për të gjitha çështjet tuaja ligjore si të huaj.
Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:
Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.