Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Aplikim për vizë me qëllim tërheqjen e një fëmije minoren gjerman (të palindur)
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.
Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.
Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit me pasojë rezervimin e një date të re aplikimi.
Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë: | ||
1. | Formularë aplikimi për vizë | 1 kopje, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht. |
2. | Tarifa | gratis |
3. | Fotografi pashaporte | 2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm. |
Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal, me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!) | ||
4. | Pashaporta e udhëtimit | Me të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës. |
5. | Certifikatë lindjeje e fëmijës | Certifikata e lindjes së fëmijës në origjinal. Certifikatat që nuk janë hartuar në gjuhën gjermane dhe nuk kanë format ndërkombëtar duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostille / të legalizimit. Përkthimi gjithashtu duhet të noterizohet. Certifikatat shqiptare me format ndërkombëtar NUK kanë nevojë për përkthim por vetëm për Apostile. |
6. | Pashaportë gjermane e fëmijës | Pashaporta gjermane e fëmijës vlen si dëshmi për shtetësinë gjermane. |
7. | Vërtetim regjistrimi i fëmijës | Vërtetimi i regjistrimit duhet të jetë lëshuar jo më herët se para 6 muajsh. Nëse fëmija nuk gjendet ende në Gjermani atëherë duhet të paraqitet vërtetimi i regjistrimit të prindit, që jeton në Gjermani. |
8. | Dëshmi e të drejtës së kujdestarisë për fëmijën minoren gjerman | Nëse prindërit nuk janë të martuar me njëri-tjetrin atëherë duhet të dëshmohet që prindi që po tërheq fëmijën (babai) ushtron të drejtën e kujdestarisë mbi të. Kjo realizohet përmes paraqitjes së deklaratës gjermane të kujdestarisë. |
9. | Eventualisht dëshmi për atësinë ekzistuese | Nëse babai nuk figuron në certifikatën e lindjes në këtë cilësi dhe prindërit nuk janë të martuar me njëri-tjetrin, atëherë duhet paraqitur edhe një dëshmi tjetër mbi atësinë ekzistuese në formën e njohjes së atësisë me miratimin e nënës ose si një vendim gjykate për përcaktimin e atësisë. |
10. | Eventualisht certifikatë martese | Nëse prindërit e fëmijës janë të martuar duhet të paraqitet edhe certifikata e martesës. Certifikatat që nuk janë hartuar në gjuhën gjermane dhe nuk kanë format ndërkombëtar duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostille / të legalizimit. Përkthimi gjithashtu duhet të noterizohet. Certifikatat shqiptare me format ndërkombëtar NUK kanë nevojë për përkthim por vetëm për Apostile. |
11. | Eventualisht vërtetim shtatzanie dhe dëshmi për shtetësinë gjermane të njërit prej prindërve | Nëse fëmija nuk ka lindur ende në momentin e aplikimit, atëherë duhet të paraqitet një vërtetim mbi shtazaninë ekzistuese (min. java e 12, libreza e shtatzanisë, vërtetim nga mjeku, pamje nga eko) si dhe një dëshmi të shtetësisë gjermane të njërit prej prindërve (pashaportë udhëtimi gjermane, kartë identiteti gjermane, letërnjoftim, dëshmi e marrjes së shtetësisë) |
12. | Eventualisht vendim gjykate për divorc | Nëse nëna e fëmijës ka qenë më parë e martuar dhe babai i fëmijës nuk është bashkëshorti, atëherë duhet të paraqitet vendimi i gjykatës për divorc. Vendimet që nuk janë hartuar në gjuhën gjermane dhe nuk kanë format ndërkombëtar duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostille / të legalizimit. Përkthimi gjithashtu duhet të noterizohet |
13. | Mundësisht siguracion shëndetësor | Dëshmi per siguracion shëndetësor nga një kompani e njohur sigurimesh e vlefshme deri në tre muaj nga dita e udhëtimit. Në rast se jeni i siguruar përmes familjarit tuaj në Gjermani atëhere do të vlejë një vërtetim aktual nga kompania e sigurimeve gjermane ku të cilësohet që siguracioni është i vlefshëm që nga dita e parë e hyrjes në Gjermani. Polica e sigurimit duhet të paraqitet jo më vonë nga marrja e vendimit në lidhje me aplikimin Tuaj dhe lëshimit të vizës. |
Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada, si rregull, duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse për të huajt në Gjermani. Për këtë arsye procedurat zgjasin zakonisht 8 deri në 12 javë, në raste të veçanta edhe më gjatë. Ndaj lutemi për mirëkuptimin Tuaj për faktin që brenda 8 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.
Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:
Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.