Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi në Republikën Federale të Gjermanisë si shofer profesionist

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada  dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Udhëzim i rëndësishëm: Çdo veprimtari punësimi parashikon drejtimin e një automjeti kategorizohet në profilin e shoferit profesionist. Këtu bëjnë pjesë korrierët, furnitorët, shoferët e kamionëve etj.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

2 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

3 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

4.Pasaporta e udhëtimit

Me të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë të paktën 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

5.Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni

Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për kualifikim (shkollë profesionale).

2 copë 

6.Leja e drejtimit të automjetitNë origjinal, plus dy fotokopje
7.Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm Kjo dëshmi duhet të paraqitet, vetëm nëse prej kontratës së punës nuk rezulton se është punëdhënësi, ai që e merr përsipër siguracionin shëndetësor.
8.Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionitAplikuesit, duke filluar nga 45 vjeç, duhet të kenë një pagesë mujore prej të paktën 4.015 ose dëshmi të siguracionit të pensionit.
Në rast të paraqitjes së një lejeje shqiptare të drejtimit të automjetit dhe në rast  të një punësimi të ardhshëm në Gjermani për të cilin është e nevojshme një leje e drejtimit të automjeteve e klasit C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE

9.

Ofertë konkrete e vendit të punës ose kontrata e nënshkruar e punës

Në origjnal, plus dy fotokopje.

për kohën deri në kualifikimin bazë sipas BKrFQG (pasi deri atëherë nuk ju lejohet të punoni si shofer profesionist) dhe aktivitetin e planifikuar më pas.

Ditën e aplikimit për vizë kontrata nuk duhet të jetë më e vjetër se 6 muaj dhe të duhet të përmbajë këto të dhëna:

  • Lloji i veprimtarisë/Përcaktimi i punës
  • Lejen e drejtimit të automjetit që kërkohet për atë lloj punësimi
  • Periudha e punësimit
  • Paga bruto në muaj ose paga bruto për orë
  • Numri i orëve  të punës në javë
  • Pushimet vjetore

10.

Dëshmi i njohurive të gjuhës gjermane

Deshmi e përvetësimit të suksesshëm të aftësive të gjuhës gjermane të paktën të nivelit B1 e konkretizuar me një çertifikate të njohur të gjuhës gjermane.

11.

Regjistrimi për masën e kualifikimit sipas BKrFQG

Ky regjistrim,  zakonisht duhet t’ju vihet në dispozicion nga punëdhënësi juaj i ardhshëm.

12.Deklarata nga punëdhësi juaj

Punëdhënësi juaj i ardhshëm deklaron me shkrim në formularin për ambasadë, që ju do të filloni të punoni si shofer profesionist vetëm pasi të keni marrë kualifikimin bazë.

Në rast të paraqitjes së një lejedrejtimi të BE-sw  dhe në rast  të një punësimi të ardhshëm në Gjermani për të cilin është e nevojshme një leje e drejtimit të automjeteve e klasit C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE

9.

Ofertë konkrete e vendit të punës ose kontrata e nënshkruar e punës

Në origjnal, plus dy fotokopje.

Ditën e aplikimit për vizë kontrata nuk duhet të jetë më e vjetër se 6 muaj dhe të duhet të përmbajë këto të dhëna:

  • Lloji i veprimtarisë/Përcaktimi i punës
  • Lejen e drejtimit të automjetit që kërkohet për atë lloj punësimi
  • Periudha e punësimit
  • Paga bruto në muaj ose paga bruto për orë
  • Numri i orëve  të punës në javë
  • Pushimet vjetore

10.

Dëshmi e kualifikimit bazë për shoferë profesionistë nga një vend i BE-së

p.sh. lejedrejtimi e BE-së me kodin „95“

ose

dëshmi e kualifikimit të shoferit / vërtetim i punës si shofer nga një vend i BE-së, me përkthmin në gjermanisht

Në rast të paraqitjes së një lejeje shqiptare të drejtimit të automjetit dhe në rast  të një punësimi të ardhshëm në Gjermani për të cilin është e nevojshme një leje e drejtimit të automjeteve e klasit A, AM ose B

9.

Ofertë konkrete e vendit të punës ose kontrata e nënshkruar e punës

Në origjnal, plus dy fotokopje.

Ditën e aplikimit për vizë kontrata nuk duhet të jetë më e vjetër se 6 muaj dhe të duhet të përmbajë këto të dhëna:

  • Lloji i veprimtarisë/Përcaktimi i punës
  • Lejen e drejtimit të automjetit që kërkohet për atë lloj punësimi
  • Periudha e punësimit
  • Paga bruto në muaj ose paga bruto për orë
  • Numri i orëve  të punës në javë
  • Pushimet vjetore

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse  në Gjermani. Në varësi të qëndrimeve të mëparëshme përgjigja mund të zgjasë disi. Ndaj lutemi që të aplikoni për vizë në kohën e duhur, sikundër edhe për për mirëkuptimin Tuaj që brenda 4 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Lutemi të mbahet në konsideratë që ligji nuk ju njeh asnjë pretendim për lëshimin e një vize me qëllim punësimi në Gjermani.

Pavarësisht kohëzgjatjes së punësimit tuaj në Gjermani viza lëshohet me periudhë vlefshmërie prej 3-6 muajsh. Pas kësaj udhëtoni ju lutem sa më shpejt drejt Gjermanisë dhe drejtohuni menjëherë pranë Zyrës së të Huajve, e cila ndërmerr zgjatjen e lejes suaj të qëndrimit dhe është  zyra e kontaktit për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Ligjin për të Huajt.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.