Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim shërbim vullnetar

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada  dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

Në gjermanisht ose anglisht, 1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

gratis

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

4.

Pashaporta e udhëtimit

Me të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

5.

Kontratë / Marrëveshje

Kontratë / Marrëveshje rreth shërbimit të vullnetarizmit tuaj në Gjermani

Udhëzim rreth shërbimit vullnetar përfshirë komponentin Veri-Jug:

Kontrata juaj duhet të jetë e nënshkruar si nga ju ashtu edhe nga Zyra Federale për Familjen dhe detyrat e shoqërisë civile (BAFzA) si dhe nga zyra, qendra apo misioni që realizon shërbimin vullnetar.

Udhëzim rreth shërbimeve vullnetare rinore (Vit Social Vullnetar (FSJ) ose Vit ekologjik Vullnetar (FÖJ)):

Kontrata Juaj duhet të jetë e nënshkruar si nga ju ashtu edhe nga zbatuesi apo qendra përkatëse.

Udhëzim rreth Shërbimit Vullnetar Evropian (EFD):

Kontrata Juaj duhet të jetë e nënshkruar nga një agjenci kombëtare Erasmus+ Rinia në Veprim dhe organizatës koordinuese. Marrëveshja e vullnetarizmit, ku janë të përshkruara dertyrat dhe rezultatet e planifikuara, duhet të jetë e nënshkruar nga organizata koordinuese dhe vullnetari/ja. Organizata pranuese merr përsipër shpenzimet e akmodimit dhe të ushqimit  për vullnetarin/en. Krahas kësaj vullnetari do të marrë edhe një shumë mujore si para xhepi në vlerën e aktualisht 110,00 €.

Nëse kontrata apo një vërtetim tjetër i lëshuar nga zyra përkatëse nuk përmban informacione rreth akomodimit dhe ushqimit, paraqisni ju lutem dëshmi plotësuese rreth përballimit të kostove të jetesës.

6.

Dëshmi e gjuhës gjermane

Nëse nuk keni njohuri bazë të gjermanishtes  duhet që përmes një vërtetimi të zyrës apo organizatës zbatuese të provohet se mund të hiqet dorë nga njohuritë e gjuhës së huaj dhe se ju mund t‘i përftoni ato përmes kurseve të gjuhës pas hyrjes në  Gjermani.

Udhëzim lidhur me shërbimin vullnetar: njohuritë e gjuhës nuk janë kusht pranimi për pjesëmarrjen në Shërbimin Vullnetar Evropian.

7.

Shkresë motivimi e nënshkruar nga aplikuesi

Ju lutemi të paraqisni në mënyrë konkrete arsyet për të cilat dëshironi të bëni shërbimin vullnetar në Gjermani dhe si e keni përzgjedhur institucionin përkatës. Ju lutemi të informoni edhe rreth perspektivave tuaja profesionale pas realizimit të shërbimit vullnetar.
8.JetëshkrimiParaqisni ju lutem kualifikimin dhe eventualisht veprimtarinë profesionale të deritanishme.
9.

Dëshmi për sigurinë e jetesës

Në rast se shuma e parave të xhepit si dhe financimi për akomodimin dhe kostot e jeteses nuk arrijne vlerën e 812 €, atëherë është e nevojshme paraqitja e një dëshmie për pjesën e munguar të financimit, si p.sh. në formën e një deklarate garancie.

Në rast se ju ofrohet akomodim pa pagesë, tarifës së mësipërme i ulet vlera në 360 €.

Në rast se kostot e jetesës janë pa pagesë, tarifës së mësipërme i ulet akoma edhe vlera në 150 €.
10.Minorenët Minorenët kanë nevojë edhe për çertifikatën e lindjes, (çertifikatë shqiptare e pajisur me vulën apostile dhe e përkthyer në gjuhën gjermane) si dhe një deklaratë dakordësie të noterizuar të prindërve / personit kujdestar  për largimin me qëllim shërbimin vullnetar. Në deklaratën noteriale duhet të cilësohet se kush do të marrë kujdestarinë gjatë qëndrimit në Gjermani.

11.

Siguracion i mjaftueshëm shëndeti

Për hyrjen në Gjermani nevojitet të paraqitet një siguracion udhëtimi që mbulon një shumë prej min. 30.000 eurosh. Rekomandohet lidhja e një siguracioni shëndetësor për studentë për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit, ose sigurimi pranë një agjencie gjermane siguracionesh shëndetësore - dëshmia përkatëse do të duhet të paraqitet pranë zyrës së të huajve pas hyrjes në Gjermani.

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada, si rregull, duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse për të huajt në Gjermani. Për këtë arsye procedurat zgjasin zakonisht 12 javë. Ndaj lutemi për mirëkuptimin Tuaj që brenda 12 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.