Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Udhëzime për regjistrimin e takimeve sipas nenit 26 paragrafi II, Urdhëresa e Punësimit

09.09.2021 -

Ju jeni përpjekur të rezervoni një takim për ligjin 26 § 2 dhe nuk keni patur sukses? Këtu do të gjeni informacione në lidhje me këtë.

Në mbyllje të listës së regjistrimeve për takime në nëntor, ndodhi një problem teknik. Si pasojë u regjistruan më shumë individë sesa numri i takimeve që kemi në dispozicion.  Vetëm regjistrimet që kanë hyrë në sistem në kohën e duhur, do të marrin një takim. Të gjitha regjistrimet e tjera, do të fshihen sipas radhës kronologjike.

Në rast se ju do të merrni një takim, atëherë do të njoftoheni me një email konfirmues me datën dhe orën e takimit të rezervuar.

Në rast se regjistrimi juaj do të fshihet, për arsyen e lartpërmendur, ju do të njoftoheni me një email për këtë.

Ju lutemi, paraqituni në Sektorin e Vizave vetëm nëse keni marrë email konfirmues me datën dhe orën e takimit.

Ministria e Jashtme Gjermane dhe Ambasada Gjermane në Tiranë janë në djeni të situatës së komplikuar. Ministria e Jashtme Gjermane po punon me intensivitet për të përmirësuar situatën për aplikuesit shqiptarë. Duke filluar nga janari 2022, planifikohet të vendoset në dispozicion një sistem i ri i përmirësuar për dhënien e takimeve. Ky do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë që nuk kanë arritur të marrin një takim deri tani.

Ambasada Gjermane në Tiranë do t’ju informojë në vazhdimësi për të rejat më të fundit.