Mirë se vini në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale
Aplikim për vizë punësimi në sektorin e kujdesit infermieror në Gjermani
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.
Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.
Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.
| Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë: | ||
| 1. | Formularë aplikimi për vizë | 1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht. |
| 2. | Tarifa | Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit. |
| 3. | Pashaporta e udhëtimit | Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë të paktën 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës. Ju lutemi, bëni 1 kopje të faqes me të dhënat tuaja. |
| 4. | Fotografi pashaporte | 2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm. |
| 5. | Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni ose një dokument përkatës të leshuar nga shërbimet elektronike të punëdhënësit nga agjencia federale e punës | Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për kualifikim (shkollë profesionale). Dokumenti origjinal |
| 6. | Udhëzim sipas §18 kreu 2 pika 4a të Ligjit për të Huajt | udhëzimin mund ta gjeni këtu |
| 7. | Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm | Kjo dëshmi kërkohet vetëm nëse hyrja në Gjermani do të bëhet para se të regjistroni vendbanimin në Gjermani dhe të filloni punësimin. Për më shumë detaje, ju lutemi lexoni fletën e informacionit. |
| 8. | Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit | Aplikuesit, duke filluar nga 45 vjeç, duhet të kenë një pagesë mujore prej të paktën 4.647,50 euro brutto ose dëshmi të siguracionit të pensionit. |
Për secilën kategori kërkohen dokumentat e mëposhtme shtese
si
| Ndihmës infermier (pa kualifikim) Shënim i rëndësishëm: për punë si ndihmës infermier, ju lutemi të regjistroheni ketu Dokumentat e mëposhtëm duhet të dorëzohen ne momentin e aplikimit në origjinal edhe 1 kopje | ||
| 9. | Kontratë pune ORIGJINALE ose Oferte për vend pune | Te nënshkruara nga punëdhenësi dhe punëmarrësi duke u
|
| 10. | Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes | Njohuri të gjuhës gjermane Niveli B1 Certifikatë e njohur sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ). |
OSE
| Ndihmës infermier (me kualifikim dhe me leje gjermane për ushtrimin e profesionit) Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në momentin e aplikimit në origjinal edhe 1 kopje | ||
| 9. | Kontratë pune ORIGJINALE ose Ofertë për vend pune | Te nënshkruara nga punëdhenësi dhe punëmarrësi duke u
|
| 10. | Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes | Njohuri të gjuhës gjermane Niveli B1 Certifikatë e njohur sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ). |
| 11. | Leje gjermane për ushtrimin e profesionit (Gleichwertigkeitsbescheid) | Nga autoriteti respektiv gjerman, i cili përcakton ekuivalencën e kualifikimit të fituar në Shqipëri me profesionin gjerman të referencës si ndihmës ingermier/ndihmës asistent. (më shumë informacione gjeni këtu: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/fachkraefte.php |
OSE
Infermier ose personel përkujdesjeje për moshat e treta Dokumentat e mëposhtëm duhet të dorëzohen ne momentin e aplikimit në origjinal edhe 1 kopje | ||
| 9. | Kontratë pune ORIGJINALE ose Oferte për vend pune | Te nënshkruara nga punëdhenësi dhe punëmarrësi duke u
|
| 10. | Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes | Njohuri të gjuhës gjermane Niveli B2 Certifikatë e njohur sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ). |
| 11. | Leja për ushtrimin e profesionit | Pergjithesisht është një certifikate gjermane për lejen e ushtrimit të profesionit "Infermier" |
OSE
Pjesmarrje në zhvillimin e orëve praktike/teorike për arritjen e njohjes së diplomës tuaj në Gjermani Dokumentat e mëposhtëm duhet të paraqiten në origjinal si edhe 1 kopje në momentin e aplikimit | ||
| 9. | Kontratë pune ORIGJINALE ose Oferte për vend pune | Te nënshkruara nga punëdhenësi dhe punëmarrësi duke u
|
| 10. | Vërtetim | i autoriteteve përkatëse gjermane, për orët praktike/ teorike që mungojnë, me qëllim që të arrihet njohja e diplomës në Gjermani. |
| 11. | Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes | Njohuri të gjuhës gjermane Niveli B1 Certifikatë e njohur sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ). |
| 12. | Plan i detajuar i programit të formimit profesional ose kursit përgatitor dhe regjistrimit për provimin e njohurive dhe fleten e informacionit shtesë për kriteret e përafrimit të titullit të diplomës | Plan i cili duhet të përmbajë mënyrën se si do të balancohen orët praktike dhe teorike të munguara duke specifikuar datën e fillimit dhe të përfundimit të këtij procesi dhe fletën shtesë të informacionit të plotësuar nga punëdhënësi |
Lutemi të mbani në konsideratë, që dokumentat e punëdhënësit tuaj (kontrata e punës ose garancia e vendit të punës, fleten e informacionit shtesë për kriteret e përafrimit të titullit të diplomës dhe deklarata që përshkruan punën që do të kryeni) nuk është e nevojshme të paraqiten në origjinal, nëse jeni ndërmjetësuar nga një agjensi për ndërmjetësim personeli, e çertifikuar me markën RAL të cilësisë „Rekrutim i rregullt për kujdesin në Gjermani“ („Faire Anwerbung Pflege Deutschland"). Lutemi që në këtë rast t’i bashkangjisni aplikimit tuaj për vizë një dokument, që dëshmon ndëmjetësimin tuaj përmes një agjencie për ndërmjetësim personeli të çertifikuar sipas RAL dhe që mban markën e cilësisë RAL.
Pavarësisht nga kohëzgjatja e punësimit në Gjermani, viza ju lëshohet me një kohëzgjatje prej tre deri në gjashtë muaj. Ju lutemi të udhëtoni në kohën e duhur në Gjermani dhe drejtohuni atje te autoritetet përkatëse, të cilat merren me zgjatjen e lejes së qëndrimit dhe që janë autoritetet përkatëse kompetente për të gjitha çështjet tuaja ligjore si të huaj.
Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:
Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.