Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Informacione të rëndësishme në lidhje me procesin e përshpejtuar për punonjës të kualifikuar (neni 81a Ligji i qëndrimit)
business, architecture and development concept - businesswoman and businessman with clipboard and white helmet © colourbox
Procesi i përshpejtuar për punonjës të kualifikuar shkurton ndjeshëm kohëzgjatjen e njohjes së kualifikimit si edhe të procesit të vizës dhe mund të përdoret, nëse zyra përkatëse lokale e të huajve ju lëshon një miratim paraprak sipas nenit 81a Ligji i qëndrimit.
Nëse ju është lëshuar një miratim paraprak sipas procesit të përshpejtuar për punonjës të kualifikuar sipas nenit 81a Ligji i qëndrimit, atëherë Ambasada zakonisht njoftohet automatikisht dhe do t’ju kontaktojë nëpërmjet një emaili për të caktuar një takim.
Pasi të keni marrë në dorëzim këtë lloj miratimi ju mund të kontaktoni edhe vetë Ambasadën, duke dërguar një email në adresën termin@tira.auswaertiges-amt.de dhe duke i bashkëlidhur të gjitha faqet e miratimit paraprak në format pdf. Ne do t’ju kontaktojmë më pas në lidhje me caktimin e një takimi.
KUJDES:
Miratimi paraprak sipas nenit 81a Ligji i qëndrimit është miratim paraprak e një zyre për të huajt në Gjermani, ku p.sh. punëdhënësi juaj i ardhshëm ka aplikuar kundrejt pagesës – Nuk është miratim paraprak apo një dokument tjetër që është lëshuar nga zyra e punës.
Nëse dokumenti i dërguar nga ju nuk është miratim paraprak sipas nenit 81a Ligji i qëndrimit, atëherë nuk mund t’ju caktohet një takim sipas përshkrimit të mësipërm.