Mirë se vini në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale

Kujdes nga agjensi joserioze!

08.07.2026 - Artikull

Lënia e takimeve është falasAmbasada nuk aplikon tarifa për lënien e takimeve. Po kështu nuk lihen takime të mëhershme përkundrejt tarifave. Takimet mund të rezervohen vetëm përmes sistemit të takimeve të Ambasadës (linku në faqen e internetit). Agjensitë apo zyrat e udhëtimeve nuk kanë ndonjë akses tjetër nga ju dhe nuk mund të rezervojnë takime të ndryshme nga ata, që mund të rezervoni ju vetë. Ndaj nuk është e nevojshme që rezervimin e takimit ta bëni përmes agjensisë.

Më tej zyra e vizave sjell në vëmendje se formularët e aplikimit (Videx), fletët e informacionit si dhe të gjitha informacionet e nevojshme për aplikim janë në dispozicionin tuaj falas në faqen e internetit të Ambasadës www.tirana.diplo.de.

Tarifat e aplikimit për vizë paguhen vetëm në sportel.

Ambasada Gjermane në Tiranë bashkëpunon vetëm me operatorin e jashtëm Visametric (dhe kjo vetëm për aplikimet sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor)!

Theksojmë shprehimisht se nuk ka asnjë bashkëpunim tjetër me ndonjë agjensi private vizash.

Bashkëpunëtorët e agjensive – siç mund të jenë ata, që ju flasin në rrugë përpara Ambasadës – nuk janë pjesë e personelit të Ambasadës. Ata nuk kanë asnjë mundësi bashkëpunimi me Ambasadën apo lehtësimi të procedurës së vizave.

Ambasada këshillon shprehimisht të mos merrni në konsideratë shërbimet e operatorëve apo agjensive të tjera. Kjo është e panevojshme dhe kushton.

lart