Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

05.10.: Shfaqja e filmit: Dy me një

Zwei zu Eins

Zwei zu Eins © X Verleih

Shfaqja e filmit: Dy me një

05.10.2025, ora 19:00, Kinema Millennium (Rruga Murat Toptani, Tiranë)
Hyrja e lirë!

(Gjermanisht me titra në anglisht)

Një komedi e jashtëzakonshme për dashurinë, miqësinë, drejtësinë dhe... shumë para pa vlerë!

Filmi „Dy me një“, me regji të Natja Brunckhorst, sjell në ekran historinë e Maren, Robert dhe Volker – tre miq të pandarë që gjatë verës së vitit 1990 në Halberstadt zbulojnë rastësisht miliarda marka të vjetra të RDGJ-së, të braktisura në një depo.

Me ndihmën e fqinjëve, ata shpikin një plan për t’i kthyer këto kartëmonedha pa vlerë në mallra dhe gjëra të çmuara, duke manovruar kështu sistemin kapitalist dhe gjermano-perëndimorët që vinin me të.

Një film i bazuar në ngjarje të vërteta, një himn për një kohë kur gjithçka dukej e mundur!

Në rolin kryesor shkëlqen Sandra Hüller, e nominuar për Oscar, e njohur nga filmat ndërkombëtarë “Anatomy of a Fall” dhe “The Zone of Interest”.

Kohëzgjatja: 116 min.
Mosha: +8 vjeç
Zhanri: Komedi

Ky aktivitet organizohet nga Goethe-Zentrum Tirana në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane.

Trailer: https://www.youtube.com/watch?v=Y0Fs1FLqAsA