Mirë se vini në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale
03.10.26.: Streetfest
Neuer Basar, Marktstände, Tirana, Albanien, Europa © JKN
Streetfest
03.10.2026, ora 11:00 – 13:00, Pazari i Ri (Sheshi Rekreativ)
Në festën tonë në rrugë ju presin stenda informuese të organizatave gjermane, kulinari e veçantë si dhe dhe muzikë live nga Münchner Gaudiblosn. Grupi njihet për festën dhe argëtimin dhe, me repertorin e saj të larmishëm, do të krijojë atmosferën e veçantë të një feste popullore gjermane në Tiranë.
Zbuloni në stendat tona larminë e bashkëpunimit gjermano-shqiptar:
- Bisedoni me organizatat gjermane në Shqipëri: Ambasada Gjermane, Goethe-Zentrum, shkolla dhe universitete (DAAD, Gjimnazi Sami Frashëri, Universiteti i Tiranës, ZfA), shoqata ekonomike (DIHA, HWK Koblenz, VBW) dhe bashkëpunimi gjerman për zhvillim (GIZ, KfW)
- Informacione mbi studimet dhe bursat në Gjermani si edhe mbi kurset e gjuhës gjermane në Shqipëri
- Tema interesante rreth të rinjve dhe angazhimit të tyre në Shqipëri
- Shumë aktivitete mbi Gjermaninë
Sigurisht që nuk mungon as ndjesia tipike e një Straßenfest-i gjerman: provoni bukë të sapopjekur, birrë nga Kunorë Brewing dhe specialitete të tjera.
Ejani, festoni me ne dhe përjetoni nga afër kulturën gjermane!