Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

07.10.: Koncert-Recital “From BACH to BLUES”

Caroline Adomeit (violinë) & Fatma Spahiu (piano)

Caroline Adomeit (violinë) & Fatma Spahiu (piano) © C&F

Koncert-Recital “From BACH to BLUES”

Caroline Adomeit (violinë) & Fatma Spahiu (piano)
07.10.2025, ora 20:00, Holli Koncertor, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Hyrja e lirë!


Ju ftojmë në një mbrëmje unike muzikore me violinisten e njohur gjermane Caroline Adomeit dhe pianisten shqiptare Fatma Spahiu.

Programi sjell një udhëtim nga tingujt e pavdekshëm të Johann Sebastian Bach, tek ngjyrimet impresioniste të Ravel, arranxhime të vetë artistes Adomeit, vepra të Kosturit si edhe muzikë shqiptare për violinë. Një mbrëmje plot energji, virtuozitet dhe emocione të forta, që shkrin stilet klasike me ato moderne – nga Bach deri tek Blues.

Caroline Adomeit, me mbi 275,000 ndjekës në rrjete sociale, është e njohur ndërkombëtarisht për interpretimet e saj inovative dhe qasjen “muzikë pa pengesa”. Ajo ka publikuar CD të suksesshme, ka performuar në skena të mëdha evropiane dhe është pedagoge në Akademie für Tonkunst Darmstadt.

Fatma Spahiu, pedagoge në Universitetin e Arteve në Tiranë, sjell mjeshtërinë dhe ndjeshmërinë e saj të veçantë në piano, duke e bërë këtë recital një eksperiencë të paharrueshme.

Në kuadër të vizitës së saj, Caroline Adomeit do të mbajë gjithashtu një masterclass për studentët e violinës, në bashkëpunim me Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve.

Mos e humbisni këtë koncert, i cili vjen në kuadër të Javës së Kulturës Gjermane 2025 dhe edicionit të 13-të të festivalit “Violinistic Greetings”.

Partnerë & Institucione mbështetëse: Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Shoqata “Bota e Artit”, Universiteti i Arteve