Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

04. & 05.10.: HÖR ON TOUR TIRANA - Pop Up

HÖR ON TOUR TIRANA - Pop Up

HÖR ON TOUR TIRANA - Pop Up © HÖR

HÖR ON TOUR TIRANA - Pop Up

04. & 05.10.2025, ora 14:00 – 20:00, Tunèl Music Venue, Tiranë

Së bashku me Enter Events ju prezantojmë “HÖR on Tour: Tirana” Pop Up, e cila sjell për herë të parë në Tiranë, Shqipëri një nga livestream-et më me ndikim të muzikës elektronike nga Berlini. Për dy ditë me radhë, do performojnë në një studio minimaliste, të hapur, DJ të përzgjedhur në bashkëpunim me HÖR. Artistët performojnë sete live që transmetohen në mbarë botën në kanalet zyrtare të HÖR.

HÖR, me qindra mijëra ndjekës dhe miliona shikues në mbrë botën, njihet për formatin e tij unik që u jep artistëve të rinj dhe të afirmuar një platformë të barabartë. Duke e transformuar hapësirën tonë në një qendër të përkohshme transmetimi kulturor, ky Pop Up krijon një lidhje të drejtpërdrejtë midis skenës në zhvillim të muzikës elektronike në Tiranë dhe komunitetit muzikor ndërkombëtar.

Ai u ofron artistëve shqiptarë qasje tek audienca globale, ndërsa e pozicionon Tiranën si një qytet të kreativitetit dhe inovacionit. I hapur për publikun, eventi fton vendasit dhe vizitorët të përjetojnë se si muzika elektronike mund të lidhë kultura, të fuqizojë zërat e rinj dhe të vendosë Tiranën në hartën kulturore globale.