Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
04.10.: Prezantimi i Librit të Artit “The Red that longs to soften into Rose” nga Alketa Ramaj, në bisedë me Tea Çunin

Book Alketa Ramaj © Alketa Ramaj
Prezantimi i Librit të Artit “The Red that longs to soften into Rose” nga Alketa Ramaj, në bisedë me Tea Çunin
04.10.2025, ora 11:00, University of Shkodër “Luigj Gurakuqi”
Hyrja e lirë!
Si pjesë e ekspozitës Homeward, artistja bashkëkohore Alketa Ramaj prezanton për herë të parë librin e saj artistik “The Red that longs to soften into Rose”, i konceptuar gjatë rezidencës së saj në Junge Akademie Berlin (2024).
Ky botim eksploron një seri vizatimesh ku trupi, gjestet dhe gjendjet e vetëdijshme e të pavetëdijshme shkrijnë në një proces krijues, ku vizatimi shërben si metodë për të ç’mësuar, për të shkrirë dhe për të transformuar identitete të ngurta.
Si ndërlidhen trupi, gjesti dhe forma përmes vizatimit?
A mund ky akt të krijojë një ndërgjegjësim që flet si me shqisat, ashtu edhe me mendjen?
Si materializohen perceptimet e brendshme mbi letër?
Alketa Ramaj, është një artiste pamore shqiptare e cila aktualisht jeton dhe punon në Berlin. Pas diplomimit në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 2006, praktika e saj është udhëhequr nga një kureshtje e vazhdueshme dhe kërkimi për forma të reja shprehjeje. Vepra e saj shfaq një pavarësi të fortë përmes përdorimit të metodave kritike dhe personale, duke u angazhuar shpesh me tema shoqërore, kontekste historike dhe politike. Këto dinamika pasqyrohen në qasjen e saj multidisiplinare, e cila zhvillohet nëpër media të ndryshme.