Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
08.10.: CROSSOVER CONCERT me Ralf Benschu (saksafon) & Elham Peyman (piano)

crossover © P&B
CROSSOVER CONCERT
me Ralf Benschu (saksafon) & Elham Peyman (piano)
08.10.2025, ora 18:30, Teatri "Petro Marko" Vlorë
Hyrja e lirë!
Saksafonisti gjerman Ralf Benschu dhe pianistja gjermane Elham Peyman ju ftojnë në një koncert të veçantë me një program të pasur dhe të larmishëm, ku do të luhen vepra nga Rutter, Iturralde, Piazzolla, Naulais, Bozza, Schütz si edhe këngë popullore shqiptare.
Ky koncert sjell një program të ekuilibruar të stileve të ndryshme muzikore, me pjesë të qeta e ritmike, të cilat muzikantët i kanë prezantuar në disa vende në Gjermani dhe të cilat kanë pasur sukses.
Edhe ata që nuk janë muzikantë do të mund të ndjejnë fuqinë dhe bukurinë e kësaj muzike.
Ralf Benschu do të prezantojë pjesët në gjuhën gjermane, ndërsa Elham Peyman do t’i përkthejë në shqip.
Përveç koncertit në Vlorë, Ralf Benschu do të mbajë gjithashtu me 10. tetor një masterclass për studentët e jazz-it në Universitetin e Arteve në Tiranë.